Pikat kryesore
- 25-vjeçari sulmon me grushte dhe shkelma turistët hebrenj në stacionin qendror Panik në Milano!
- Një 25-vjeçar pakistanez u arrestua këtë pasdite nga Policia Hekurudhore në Stacionin Qendror të Milanos, pasi dyshohet për sulm me motive racore, etnike dhe fetare.
- Sipas hetimeve, i riu sulmoi një grup qytetarësh hebrenj amerikanë që po prisnin trenin.
Sulm racor në Milano! 25-vjeçari sulmon me grushte dhe shkelma turistët hebrenj në stacionin qendror Panik në Milano! Një 25-vjeçar pakistanez u arrestua këtë pasdite nga Policia Hekurudhore në Stacionin Qendror të Milanos, pasi dyshohet për sulm me motive racore, etnike dhe fetare. Sipas hetimeve, i riu sulmoi një grup qytetarësh hebrenj amerikanë që po prisnin trenin. Një prej tyre u godit me grushte dhe shqelma, duke marrë lëndime në kokë dhe u shtrua në spital. Falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë dhe disa pasagjerëve që u përpoqën ta ndalojnë sulmin dhe t’i ofronin mbrojtje viktimës, autori u ndalua menjëherë. Pamjet e kamerave të sigurisë treguan se 25-vjeçari fillimisht i shante viktimat dhe më pas iu sul fizikisht. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes. I riu, i cili sapo kishte mbërritur në Milano me tren, mbetet në arrest dhe pritet të përballet me drejtësinë për procedurat e mëtejshme. loading…