Pikat kryesore
- Fluks i lartë i aplikimeve nga fermerët për skemat mbështetëse në Qarkun e Korçës ka detyruar autoritetet të shtyjnë afatin e dorëzimit të dokumenteve deri më 6 korrik.
- Sipas Drejtorisë së Bujqësisë, një pjesë e aplikuesve nuk kishin përfunduar ende dokumentet e nevojshme, ndërsa vetë fermerët kanë kërkuar shtyrje për shkak të angazhimeve në sezonin bujqësor.
- Rritje të aplikimeve ka pasur edhe në skemat e blegtorisë, si pasojë e ndryshimit të kritereve që lidhen me numrin e krerëve, duke zgjeruar mundësinë e përfitimit për më shumë blegtorë.
Fluks i lartë i aplikimeve nga fermerët për skemat mbështetëse në Qarkun e Korçës ka detyruar autoritetet të shtyjnë afatin e dorëzimit të dokumenteve deri më 6 korrik. Vetëm në skemën e pagesave direkte sipas sipërfaqes, deri tani kanë aplikuar rreth 7 mijë fermerë, ndërsa interesi i shtuar në ditët e fundit ka sjellë edhe nevojën për më shumë kohë për përpunimin e aplikimeve dhe plotësimin e dokumentacionit. Sipas Drejtorisë së Bujqësisë, një pjesë e aplikuesve nuk kishin përfunduar ende dokumentet e nevojshme, ndërsa vetë fermerët kanë kërkuar shtyrje për shkak të angazhimeve në sezonin bujqësor. Rritje të aplikimeve ka pasur edhe në skemat e blegtorisë, si pasojë e ndryshimit të kritereve që lidhen me numrin e krerëve, duke zgjeruar mundësinë e përfitimit për më shumë blegtorë. Deri në këtë fazë, në të gjitha skemat mbështetëse kanë aplikuar mbi 8 mijë fermerë në Qarkun e Korçës, ndërsa autoritetet presin që numri të rritet deri në mbylljen e afatit të ri, më 6 korrik. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Krimbi i misrit dëmton të mbjellat/ Preken rreth 50 hektarë në Korçë, fermerët: Humbje të mëdha Subvencionet në bujqësi, fluks aplikimesh/ Fermerët në Fier, drejt bashkimit për të përfituar fondet 26 projekte për zonat malore/ “Paketa e maleve” ndihmon Vaun e Dejës të avancojë me miratimin e aplikimeve