Stuhi me erë të fortë dhe reshje intensive shiu ishte e fortë në disa qytete të vendit pas mesdite.
Reshjet e dendura sollën përmbytje të menjëhershme në disa akse kryesore të Durrësit, duke vështirësuar qarkullimin dhe duke krijuar probleme sidomos në zonat me kanalizime të amortizuara.
Në plazh, pushuesit u larguan me nxitim, ndërsa çadrat u mbyllën nga era e fortë.
Si pasojë e stuhisë, mbetën pa energji elektrike, përkohësisht disa zona në Gjirin e Lalzit, Sukth, Manzë dhe Xhafzotajt.
Pati probleme ne disa prej akseve te qyterit dhe prezence te uji ne rreth 15 banesa.
Pamjet nga rrugët kryesore tregojnë një situatë ndryshe nga vetëm një vit më parë, kur çdo shi sillte përmbytje për shkak të mosfunksionimit të kolektorëve.
Falë ndërhyrjeve të kryera nga Bashkia Shkodër dhe ndërmarrja “Ujësjellës-Kanalizime”, rrjeti i kanalizimeve është përmirësuar ndjeshëm, duke shmangur përmbytjet dhe duke lehtësuar qarkullimin normal në qytet.
Pritet që në orët në vijim deri në mbrëmje reshjet të vazhdojnë në Gjirokastër, Përmet, Kolonjë, Pukë, Fushë- Arrëz, Vau i Dejës dhe Malësi e madhe.
/tch *Alergjia është një lloj reagimi ndryshe i trupit ndaj substancave që për shumë njerëz janë komplet të