Pikat kryesore
- Pas stuhisë së fortë që përfshiu mbrëmjen e djeshme qytetin e Sarandës, dëme të shumta janë konstatuar në lulishten “Miqësia”.
- Era e fuqishme ka rrëzuar dhe dëmtuar një numër pemësh, duke lënë pas degë të thyera dhe pemë të shkulura.
- Pamjet e mëngjesit të sotëm tregojnë qartë forcën e stuhisë, e cila ka prekur një nga hapësirat më të frekuentuara publike të qytetit.
Pas stuhisë së fortë që përfshiu mbrëmjen e djeshme qytetin e Sarandës, dëme të shumta janë konstatuar në lulishten “Miqësia”. Era e fuqishme ka rrëzuar dhe dëmtuar një numër pemësh, duke lënë pas degë të thyera dhe pemë të shkulura. Pamjet e mëngjesit të sotëm tregojnë qartë forcën e stuhisë, e cila ka prekur një nga hapësirat më të frekuentuara publike të qytetit. Si pasojë e stuhisë janë dëmtuar disa biznese si dhe një numër automjetesh. Dëmtimet kanë ndryshuar ndjeshëm pamjen e lulishtes, ndërsa në disa zona kalimi është vështirësuar për shkak të pemëve dhe degëve të rrëzuara./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Sarandë/ Gjendet një motor i braktisur buzë detit, dyshohet i autorëve të atentatit ndaj Thimjo Rubatit Po transportonte 4 pistoleta, kapet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës/ Do ia shiste një grupi kriminal në Sarandë VIDEO/ Bllokohen 2 Jet Ski në Sarandë! Gjoba për drejtuesit, rrezikuan jetën e pushuesve