Pikat kryesore
- Elisa Spiropali i ka dorëzuar detyrën e ministrit të Jashtëqm Ferit Hoxhës një ditë pasi ai u betua para Presidentit Bajram Begaj.
- Në një postim në X, ai shpreh falënderime për Spiropalin për punën dhe kontributin që dha gjatë ushtrimit të detyrës si ministre e Jashtme.
- Më tej, ai shton se do të vijojë punën për shumë procese për të rritur përfaqësimin dinjitoz të vendit në arenën ndërkombëtare.
Elisa Spiropali i ka dorëzuar detyrën e ministrit të Jashtëqm Ferit Hoxhës një ditë pasi ai u betua para Presidentit Bajram Begaj. Në një postim në X, ai shpreh falënderime për Spiropalin për punën dhe kontributin që dha gjatë ushtrimit të detyrës si ministre e Jashtme. Më tej, ai shton se do të vijojë punën për shumë procese për të rritur përfaqësimin dinjitoz të vendit në arenën ndërkombëtare. “Falënderim i përzemërt për Ministren Elisa Spiropali, për punën, përkushtimin, kontibutin dhe energjinë gjatë ushtrimit të detyrës së saj si Ministre për Evropën dhe Punet e Jashtme. Ishte kënaqësi të merrja sot stafetën, për të vijuar përparimin e shumë proceseve e kantiereve të rëndësishëm në përfaqësimin dinjitoz të vendit në botë. I uroj suksese të mëtejshme në angazhimet e saj të ardhshme.”, tha ai.