Pushime në kohë lufte! Nga Kejsi Tola te Morena Taraku, kush janë VIP-at shqiptarë që…

Pushime në kohë lufte! Nga Kejsi Tola te Morena Taraku, kush janë VIP-at shqiptarë që…

Pikat kryesore

  • Lufta e nisur mes SHBA, Izraelit dhe Iranit ka sjellë panik kudo, përfshi edhe Shqipërinë.
  • Prej gati 1 jave, lajmet kombëtare e ndërkombëtare flasin për përplasje të ashpra, duke lënë pas viktima dhe dëme të shumta.
  • Irani i është përgjigjur goditjes, duke lëshuar raketa në disa vende në lindjen e Mesme, ndërkohë edhe Dubai.

Lufta e nisur mes SHBA, Izraelit dhe Iranit ka sjellë panik kudo, përfshi edhe Shqipërinë. Prej gati 1 jave, lajmet kombëtare e ndërkombëtare flasin për përplasje të ashpra, duke lënë pas viktima dhe dëme të shumta. Irani i është përgjigjur goditjes, duke lëshuar raketa në disa vende në lindjen e Mesme, ndërkohë edhe Dubai. E si një vend që ka shumë shqiptar, shqetësimi për bashkatdhetarët ka qenë i shtuar. Ministria e Punëve të Jashtme deklaroi se në Emirate aktualisht ndodhen afro 3 mijë shqiptarë, 1500 rezidentë. Ndërkohë, afro 1500 të tjerë ndodhen atje për qëllime turistike, 500 nga të cilët janë vetëdeklaruar në ambasadë që ndodhen në Emiratet e Bashkuara Arabe. Por kush janë VIP-at shqiptarë që kanë ‘ngecur’ në Dubai? Reperi i njohur kosovar Fero ka reaguar përmes një postimi në ‘InstaStory’, pasi ka marrë një numër të madh mesazhesh nga ndjekësit e tij që janë shqetësuar për sigurinë e tij për shkak të situatës së tensionuar në rajonin ku ai ndodhet aktualisht. Përmes një mesazhi të shkurtër, artisti ka bërë të ditur se ndodhet në Dubai dhe është mirë, duke siguruar fansat se nuk ka asnjë arsye për shqetësim. “Faleminderit shumë krejtve që më keni shkrujt dhe keni pyet për mua. Jam mirë, jam safe, mos u bëni merak. Po në Dubai është edhe ish-partnerja e tij, Arbenita. Prej disa kohësh modelja jeton dhe punon në Dubai, duke ndërtuar jetën e saj në këtë vend. Por duket se edhe modelja ka reaguar, duke treguar se është në gjendje të mirë dhe nuk ka pasur probleme nga sulmet e Iranit. Ndërkohë që këto kohë edhe Alesia Bami ka qenë në vendin luksoz. Moderatorja, e cila është distancuar këtë sezon nga ekrani, ka treguar në rrjetet sociale se është duke shijuar pushimet në Dubai dhe se nuk është ndikuar aspak nga situata. Në rrjetet e saj sociale, ajo shfaqet duke shijuar restorantet luksoze dhe plazhet e Dubait. Vetë Alesia ka preferuar që mos të tregojë nëse sulmet e ndodhura kanë qenë pranë saj.

Lini një Përgjigje