Pikat kryesore
- Avokati Spartak Ngjela ka reaguar me një status në rrjetin social Facebook, ku komenton zhvillimet politike në vend dhe rolin e drejtësisë në luftën kundër korrupsionit.
- Në postimin e tij, Ngjela e cilëson linjën politike të Sali Berisha si një “tragjikomedi”, duke theksuar se deklaratat e tij publike përbëhen kryesisht nga denoncime.
- Ai bën një krahasim me praktikën e dikurshme të Partisë së Punës, që sipas tij bazohej te akuzat ndaj “armiqve”, të cilat i konsideron të pavërteta.
Avokati Spartak Ngjela ka reaguar me një status në rrjetin social Facebook, ku komenton zhvillimet politike në vend dhe rolin e drejtësisë në luftën kundër korrupsionit. Në postimin e tij, Ngjela e cilëson linjën politike të Sali Berisha si një “tragjikomedi”, duke theksuar se deklaratat e tij publike përbëhen kryesisht nga denoncime. Ai bën një krahasim me praktikën e dikurshme të Partisë së Punës, që sipas tij bazohej te akuzat ndaj “armiqve”, të cilat i konsideron të pavërteta. Ngjela ngre pikëpyetje pse Berisha, sipas tij, nuk i drejtohet zyrtarisht SPAK për akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, por zgjedh t’i bëjë ato vetëm në mënyrë publike. Ai thekson se SPAK nuk kontrollohet nga qeveria dhe financohet nga ndërkombëtarët, duke shtuar se kjo, sipas tij, lidhet me frikën e Berishës për shkak të hetimeve që janë hapur ndaj tij për korrupsion. Komedia Berisha po vijon gjatë në Shqipëri. Në fakt vija politike e Berishes nga historia do të quhet një tragjikomedi Nga Saliu sot dëgjon vetëm denoncime. Shikoni edhe politikën e Partisë së Punës në Shqipëri; kryesorja.- ka qenë vetëm denoncime armiqsh, dhe të gjitha gënjeshtra. Saliu e di qe SPAK as drejtohet e as paguhet nga qeveria aktuale, por me pagesë ndërkombëtare për rrogat e SPAK, të cilat janë shumë të larta. Asgjë. Të shohim, se SPAK drejtohet dhe paguhet nga ndërkombëtarët. Të shohim pra, politika amerikane a do ta kryejë atë që ka thënë Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që “ne do ta shpëtojmë Shqipërinë nga korrupsioni? Nuk ështe bërë pak, por sistemi skuzator si proces antikorrupsion duhet të vijojë më sistematikisht. Shqiptarët po presin me shpresë nga politika amerikane në vijimin e luftës antikorrupsion në Shqipëri. Dhe ende kanë besim te politika amerikane për këtë çështje.