SPAK përfundon hetimet për Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe të hetuarit e tjerë, dosja dërgohet në Gjykatën e Posaçme

SPAK përfundon hetimet për Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe të hetuarit e tjerë, dosja dërgohet në Gjykatën e Posaçme Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pas përfundimit të hetimeve, më 29.08.2025 ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e Ilir Metës, Monika Kryemadhit, Pirro Xhixho, Ema Çoku dhe Fatime Kryemadhi. Ilir Meta, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë” në 3 raste, dy prej të cilave të kryera në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim,“Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga nenet 260 dhe 25, 287/2 dhe 257/a/2 të Kodit Penal. Monika Kryemadhi, e akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë” në dy raste të kryera në bashkëpunim,“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim , “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga nenet 260 dhe 25, 287/2 dhe 257/a/2 të Kodit Penal. Pirro Xhixho, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 260 dhe 25 të Kodit Penal. Ema Çoku, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal. Fatime Kryemadhi, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal. Ky procedim penal është rezultat i një hetimi intensiv, i cili ka nisur në vitin 2019 dhe është zgjeruar në vitet pasardhëse në bazë të kallëzimeve të ndryshme. Në vitin 2024, të gjitha procedimet e veçuara u bashkuan në një të vetëm. Hetimet zbuluan një sërë skemash korruptive, përdorimin e influencës dhe pushtetit politik me qëllim favorizimin e bizneseve të caktuara kundrejt shpërblimit të marrë apo të premtuar, pastrim të produkteve të veprës penale, dhe fshehje të pasurive apo mosdeklarimi i shpenzimeve të konsiderueshme në deklaratat periodike të pasurive. SPAK përfundon hetimet për Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe të hetuarit e tjerë, dosja dërgohet në Gjykatën e Posaçme Policia i rikthehet operacionit “Lugu” që vuri në pranga 6 të dyshuar për trafikim me narkotik, kontrollohen edhe 5 automjete të sekuestruara “MUP”-i serb pretendon se dikush ia çoi me postë 3 plumba Daçiqit, thonë se kanë identifikuar dërguesin Në kryeqytet shfaqën grafite “Albin dorëzohu në Prokurori” Giorgia Meloni “e neveritur” nga publikimi i fotove të saj, të motrës së saj dhe të grave të tjera në një faqe pornografike italiane Totaj: Vetëm për një vit, kam kryer më shumë punë në Prizren se sa krejt qeverisja e Haskukës e VV-së Rama për ndërtimet pa leje: Kthesë deri në fund SPAK përfundon hetimet për Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe të hetuarit e tjerë, dosja dërgohet në Gjykatën e Posaçme Presidenti i Lille reagon për Zhegrovën: Nuk jam kontaktuar nga Marseille Policia i rikthehet operacionit “Lugu” që vuri në pranga 6 të dyshuar për trafikim me narkotik, kontrollohen edhe 5 automjete të sekuestruara

Lini një Përgjigje