Pikat kryesore
- Profesori universitar Nexhmedin Spahiu nuk është shprehur i habitur nga propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje që Glauk Konjufca të jetë mandatar për kryeministër të Kosovës.
- “Nuk ishte befasi, sepse tash Albin Kurti e ka bërë ashtu që ose do t’ia votojnë qeverinë e pakicës, ose zgjedhjet do t’i mbajë më 28 dhjetor, datë që i konvenon atij.
- Arsyeja është se diaspora në atë kohë ndodhet në Kosovë dhe ai mund të nxjerrë maksimumin e votave në dispozicion.
Profesori universitar Nexhmedin Spahiu nuk është shprehur i habitur nga propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje që Glauk Konjufca të jetë mandatar për kryeministër të Kosovës. Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Spahiu u shpreh se kjo nuk ishte befasi, pasi sipas tij kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ose do ta sigurojë me çdo kusht votimin e qeverisë së pakicës, ose do të mbahen zgjedhjet më 28 dhjetor. “Nuk ishte befasi, sepse tash Albin Kurti e ka bërë ashtu që ose do t’ia votojnë qeverinë e pakicës, ose zgjedhjet do t’i mbajë më 28 dhjetor, datë që i konvenon atij. Arsyeja është se diaspora në atë kohë ndodhet në Kosovë dhe ai mund të nxjerrë maksimumin e votave në dispozicion. Tash mbetet të shihet si do të rrjedhin gjërat, por gjithsesi kjo është një datë shumë e përshtatshme për të. Duke propozuar kandidatin e dytë dhe duke e shtyrë procesin edhe për 15 ditë të tjera, ai praktikisht po e cakton datën e zgjedhjeve më 28 dhjetor, që është një datë që i leverdis atij”, tha Spahiu. I pyetur nëse propozimi i Glauk Konjufcës për mandatar për kryeministër ishte një lloj kompromisi nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, Spahiu është shprehur se po, por me prapavijë politike të qartë. “Është një lloj kompromisi, sepse thotë: ‘Nuk po e dëshironi të parin, ja ku e keni të dytin më të votuar. Nuk po e dëshironi as atë?’ dhe në fund del me parullën ‘na jepni 50% të votave, sepse ndryshe nuk mund ta bëjmë qeverinë se nëse opozita e merr pushtetin, ajo do ta kthejë në pikën zero punën në veri,’ dhe kështu kjo fushatë po i shkon më për shtat Kurtit sesa vetë njerëzve të tij”, ka deklaruar Spahiu. 🏡 Zgjedhja e sotme është një investim 11/05/2025 23:40 Spahiu: Propozimi i Konjufcës, manovër e Kurtit për zgjedhje më 28 dhjetor 11/05/2025 23:37 “Albini bërtiste “shko Hashim”, Canaj: Nuk e besoj që ka shku deri në atë çmenduri të publikoj dokument falso 11/05/2025 23:35 Syla: Ka marrëveshje mes PDK e LDK, kryetarëve – kjo është arsyeja që i tutë këta me hy në zgjedhje