Pikat kryesore
- Sot, më 23 shkurt, nis zyrtarisht Kreshma e Madhe, periudha më e rëndësishme e përgatitjes shpirtërore për Festën e Pashkës.
- Kjo kohë e shenjtë, që zgjat deri më 12 prill, është një udhëtim pendese, lutjeje, dhe reflektimi për të gjithë besimtarët e krishterë.
- Në këtë ditë të parë të Kreshmës, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përkujton Polikarpi i Smirnit, një nga etërit apostolikë dhe ndër martirët më të shquar të shekullit II.
Sot, më 23 shkurt, nis zyrtarisht Kreshma e Madhe, periudha më e rëndësishme e përgatitjes shpirtërore për Festën e Pashkës. Kjo kohë e shenjtë, që zgjat deri më 12 prill, është një udhëtim pendese, lutjeje, dhe reflektimi për të gjithë besimtarët e krishterë. Në këtë ditë të parë të Kreshmës, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përkujton Polikarpi i Smirnit, një nga etërit apostolikë dhe ndër martirët më të shquar të shekullit II. I lindur rreth vitit 69 pas Krishtit, ai ishte nxënës i Apostullit Gjon dhe shërbeu si episkop i qytetit të Smirna. Polikarpi i lavdishëm, që ishte, sipas nxënësit të tij, Irineut të Lionit, “nxënësi i apostujve dhe familjar me ata që kishin parë Zotin”, lindi në Efes, në kohën e perandorit Vespasian (rreth vitit 70). Para se të martirizoheshin, prindërit e tij të shenjtë ia besuan fëmijën e tyre një gruaje të shenjtë, Kalistës, që e rriti me frikë Perëndie dhe me dashuri për virtytet e shenjta. Plot me dashuri në shpirt, fëmija jepte aq shumë lëmoshë, sa zbrazi rezervat e nënës së tij që e kishte adoptuar, për t’ua dhënë të varfërve. Meqenëse ato u rimbushën përsëri në mënyrë të mrekullueshme, Kalista i ndryshoi emrin, dhe nga Pangrat e quajti Polikarp (që do të thotë: me shumë fryte). Kur arriti në moshë të pjekur, Polikarpi u bë nxënës i apostullit Shën Joan Theologut, i cili në atë kohë lajmin e mirë në provincën e Azisë, bashkë me Shën Bukolin (6 shkurt) dhe Shën Ignat Hyjmbajtësin (20 dhjetor). Duke përftuar nga mësimdhënia e tij në gjithçka që kishte lidhje me Zotin, Polikarpi bashkëndau me Nxënësin e Shumëdashur të Tij të gjitha mundimet, deri në internimin e tij në Patmos. Apostulli Shën Joan e hirotonisi Bukolin episkop të qytetit të madh dhe të famshëm të Smirnës dhe i besoi Polikarpin si ndihmës e shok të mundimeve. Kur mbërriti në Smirnë, Polikarpi u hirotonis prift dhe u ngarkua me përkujdesjen për jetimët, deri në ditën kur Bukoli, që parashikoi vdekjen e vet, e caktoi për të qenë pasardhësi i tij. Kështu Polikarpi, me anë të vullnetit të Perëndisë dhe të atit të tij shpirtëror, u bë bariu i Kishës së Smirnës, dhe punoi me plot zell, duke imituar në gjithçka sjelljen e shenjtë të etërve të tij dhe duke përsëritur besnikërisht fjalët që ata i kishin marrë nga vetë goja e Zotit tonë. Shën Joani i dërgonte prej internimit lavdërimet e tij Engjëllit të Kishës së Smirnës dhe e inkurajonte të qëndronte besnik deri në vdekje, për të marrë kurorën e jetës së përjetshme (Zbul. 2:10). I veshur me hirin hyjnor, Polikarpi kreu mrekulli të shumta: me lutjen e tij shoi një zjarr që kërcënonte mbarë krahinën për shtatë ditë me radhë, bëri të binte shi i bollshëm pas një thatësire të gjatë, çliroi të demonizuar dhe shëroi të sëmurë, saqë shumë paganë, falë tij, u bënë të krishterë.