Sot Kuvend, pritet votimi për ministrat e rinj pas dekreteve të Presidentit Begaj

Sot Kuvend, pritet votimi për ministrat e rinj pas dekreteve të Presidentit Begaj

Pikat kryesore

  • Sjellim ndërmend se emërimet dhe shkarkimet u propozuan nga kryeministri Edi Rama në kuadër të riorganizimit të kabinetit qeveritar.
  • Sipas procedurës parlamentare, mazhoranca socialiste pritet të kërkojë fillimisht ndryshimin e rendit të ditës, në mënyrë që të hidhen në votim dekretet e kreut të shtetit për emërimet e reja.
  • Presidenti Begaj firmosi ditën e djeshme gjithsej 13 dekrete , që përfshijnë gjashtë shkarkime dhe shtatë emërime në poste ministrore.

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë këtë të enjte seancën e radhës plenare, e cila pritet të nisë rreth orës 10:00, ku në fokus pritet të jetë votëbesimi për ministrat e rinj të qeverisë, pas ndryshimeve të miratuara një ditë më parë nga presidenti Bajram Begaj. Sjellim ndërmend se emërimet dhe shkarkimet u propozuan nga kryeministri Edi Rama në kuadër të riorganizimit të kabinetit qeveritar. Sipas procedurës parlamentare, mazhoranca socialiste pritet të kërkojë fillimisht ndryshimin e rendit të ditës, në mënyrë që të hidhen në votim dekretet e kreut të shtetit për emërimet e reja. Presidenti Begaj firmosi ditën e djeshme gjithsej 13 dekrete , që përfshijnë gjashtë shkarkime dhe shtatë emërime në poste ministrore. Vendimi erdhi pasi Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë la në fuqi pezullimin e saj nga detyra nga Gjykata e Posaçme (GJKKO). -Ferit Hoxha, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme; -Besfort Lamallari, Ministër i Punëve të Brendshme; -Enea Karakaçi, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë; -Erjona Ismaili, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. -Belinda Balluku si Zëvendëskryeministre dhe Ministre i Infrastrukturës dhe Energjisë; -Elisa Spiropali si Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme; Në rendin e ditës së seancës së kësaj të enjteje janë përfshirë edhe dy seanca pyetje–përgjigje të kërkuara nga deputeti socialist Erion Braçe. Ai do të kërkojë sqarime nga ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro dhe nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla. Ndërkohë, para nisjes së seancës plenare, në orën 09:00 do të mblidhet Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin me 20 ditë nga Kuvendi të deputetit Agron Shehaj, kryetar i partisë Mundësia . Mazhoranca e akuzon atë se bllokoi foltoren dhe pengoi zhvillimin normal të seancës së fundit plenare.

Lini një Përgjigje