Sondazhi: 40% e shqiptarëve mendojnë se Berisha ka ende kontroll mbi drejtësinë

Sondazhi: 40% e shqiptarëve mendojnë se Berisha ka ende kontroll mbi drejtësinë

Pikat kryesore

  • Ky 15 mars, shënoi 18 vjetorin e tragjedisë së Gërdecit, por familjarët e 26-viktimave nuk kanë parë ende drejtësi.
  • 40% e shqiptarëve thonë në sondazhin e se zvarritja e procesit gjyqësor për Gërdecin, është prova më e fortë se ish-kryeministri i asaj tragjedie, Sali berisha kontrollon drejtësinë e re.
  • 35.3% të tjerë i bashkohen, duke akuzuar direkt drejtësinë e re për dështim spektakolar.

Ky 15 mars, shënoi 18 vjetorin e tragjedisë së Gërdecit, por familjarët e 26-viktimave nuk kanë parë ende drejtësi. 40% e shqiptarëve thonë në sondazhin e se zvarritja e procesit gjyqësor për Gërdecin, është prova më e fortë se ish-kryeministri i asaj tragjedie, Sali berisha kontrollon drejtësinë e re. 35.3% të tjerë i bashkohen, duke akuzuar direkt drejtësinë e re për dështim spektakolar. Ndërsa 24.7% mendojnë se asnjë palë nuk është e interesuar për tu zbardhur e vërteta. Kampioni për këtë sondazh është 1350 banorë të rritur të vendit. Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 2.7%.

Lini një Përgjigje