Softolli thotë se propozimi i mandatarit u bë për ta zhvendosur vëmendjen nga rrëmbimi në…

Softolli thotë se propozimi i mandatarit u bë për ta zhvendosur vëmendjen nga rrëmbimi në…

Pikat kryesore

  • Analisti politik, Argjend Softolli është shprehur se propozimi i mandatarit nga Albin Kurti është bërë për ta zhvendosur vëmendjen nga rrëmbimi që ka ndodhur në veri.
  • Në lidhje me këtë rast ai në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova tha se Kurti dhe Sveçla duhet të marrin përgjegjësi dhe se ky i fundit do të duhej të jepte dorëheqje.
  • “Por, tendenca e z.Kurti është që të manipulojë me qytetarin, të manipulojë me opinionin publik, që ta zhvendosë vëmendjen nga një ngjarje e rëndë e cila i ka ndodhur Republikës së Kosovës”, u shpreh ai.

Analisti politik, Argjend Softolli është shprehur se propozimi i mandatarit nga Albin Kurti është bërë për ta zhvendosur vëmendjen nga rrëmbimi që ka ndodhur në veri. Në lidhje me këtë rast ai në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova tha se Kurti dhe Sveçla duhet të marrin përgjegjësi dhe se ky i fundit do të duhej të jepte dorëheqje. “E para mendoj që është për të blerë kohë që z.Kurti të vazhdojë ta zvarrisë këtë procesin e themelimit të institucioneve, e dyta edhe kjo mund të jetë një prej arsyeve që ta zhvendosë vëmendjen e qytetarëve nga një problem shumë i madh, njfarë sulmi i Serbisë ndaj Kosovës, që ta zhvendosë vëmendjen e qytetarëve te qeverisja e tij dhe jo tek gjërat të cilat janë shumë të rrezikshme të Kosovës”. “Në një situatë normale do të duhej që të mblidhej Këshillimi i Sigurimit, që të deklaronte së paku diçka Ministri i Punëve të Brendshme, Ministri i Forcave të Sigurisë dhe për këtë ngjarje që ka ndodhur e që është shumë e rëndë për Kosovën, do të duhej të merrte përgjegjësi, por fatkeqësisht Qeveria e Republikës së Kosovës nuk po arrinë që të marrë përgjegjësi për asgjë”. “Madje, në një situatë normale do të duhej që z.Sveçla edhe të jepte dorëheqje nga pozita e Ministrit të Punëve të Brendshme, sepse xhandarmëria ka kaluar kufirin, ka rrëmbyer një qytetar të Kosovës dhe një situatë normale do duhej që të reflektonte edhe z.Sveçla edhe z.Kurti”. “Por, tendenca e z.Kurti është që të manipulojë me qytetarin, të manipulojë me opinionin publik, që ta zhvendosë vëmendjen nga një ngjarje e rëndë e cila i ka ndodhur Republikës së Kosovës”, u shpreh ai. “Andrra Invest LLC” është pajisur me leje ndërtimi nga Komuna e Prishtinës pas plotësimit të kushteve të Zgjedhja e sotme është një investim i qëndrueshëm, që do të mbetet pasuri e vlefshme për familjen 11/04/2025 15:12 Nominimi i Konjufcës, Kryeziu vjen me një propozim për partitë ish-opozitare 11/04/2025 15:07 Softolli thotë se propozimi i mandatarit u bë për ta zhvendosur vëmendjen nga rrëmbimi në veri 11/04/2025 15:07 Vuçiq me zyrtarë të lartë në Bruksel, flet për kohëra të vështira dhe të pasigurta

Lini një Përgjigje