Grupi i tifozëve të futbollit nga Manastiri, “Çkembari”, ka lëshuar një reagim skandaloz pas incidentit të fundit në qytet, duke mohuar prapavijën ndëretnike dhe duke përdorur gjuhë nxitëse ndaj komuniteteve të tjera.
„Mos krijoni tensione ndëretnike aty ku nuk ka, mos krijoni tensione ndëretnike që nuk do të mund t’i kontrolloni.
Në Manastir ‘bien’ bluzat e të gjithë atyre që i irritojnë manastirasit, dhe do të ‘bien’ edhe më tej!“ thuhet në reagimin e tyre.Ata shtojnë se situata nuk ka karakter etnik, duke sulmuar edhe kategori të ndryshme tifozësh.
‘Incidenti’ nuk ka prapavijë ndëretnike,“ thonë “Çkembari”.Në vijim të deklaratës, ata e konsiderojnë të huajin e sulmuar si provokator.
„‘Suedezi’ që shëtiste me një shqiponjë të stampuar në të gjithë bluzën është provokim i thellë ndaj të gjithëve neve, të cilëve na janë ende të freskëta kujtimet nga para 20 vjetësh.