Skënder Hita zhvillon takimin e parë me partnerët ndërkombëtarë: Forcohet aleanca për…

Skënder Hita zhvillon takimin e parë me partnerët ndërkombëtarë: Forcohet aleanca për…

Pikat kryesore

  • Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi takimin e parë me partnerët ndërkombëtarë, me delegacionin nga Qendra për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda në EUROPOL (ESOCC).
  • Kraag vlerësuan marrëdhëniet e mira mes Policisë së Shtetit dhe Europol-it, duke theksuar rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit.
  • Drejtori Hita siguroi përfaqësuesit e delegacionit për angazhimin dhe vendosmërinë e tij dhe të Policisë së Shtetit për thellimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.

Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi takimin e parë me partnerët ndërkombëtarë, me delegacionin nga Qendra për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda në EUROPOL (ESOCC). Delegacioni kryesohej nga z. Gjatë takimit, Drejtori Hita dhe z. Kraag vlerësuan marrëdhëniet e mira mes Policisë së Shtetit dhe Europol-it, duke theksuar rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit. Drejtori Hita siguroi përfaqësuesit e delegacionit për angazhimin dhe vendosmërinë e tij dhe të Policisë së Shtetit për thellimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi. Ai theksoi se vetëm nëpërmjet bashkëveprimit të ngushtë dhe pa barriera mund të arrihen rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar. Nga ana e tij, z. Kraag uroi Drejtorin e Përgjithshëm për detyrën dhe garantoi mbështetje të pakushtëzuar nga Europol për Policinë e Shtetit, në drejtim të shkëmbimit të informacionit për goditjen e krimit të organizuar, krimeve në fushën e narkotikëve, kontrabandimit të emigrantëve dhe krimeve kibernetike, duke zhvilluar hetime proaktive dhe operacione të përbashkëta me Europol-in dhe vendet anëtare të tij. Gjithashtu, në fokus të diskutimeve ishte rëndësia e implementimit të strategjisë së re të Policisë së Shtetit kundër krimit të organizuar 2026-2028, si dhe Projekti Analitik HROCG, i cili përfshin identifikimin, profilizimin dhe ndjekjen e grupeve kriminale më të rrezikshme në nivel ndërkombëtar, analizën e rrjeteve kriminale, shkëmbimin e inteligjencës, si dhe koordinimin e operacioneve të përbashkëta për goditjen e tyre. Ky projekt synon rritjen e kapaciteteve hetimore dhe operacionale, si dhe ndërhyrjen e sinkronizuar ndaj aktiviteteve kriminale ndërkufitare. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita takim me kreun e SPAK, Klodjan Braho Hita e nis punën nga Tirana/ Takon drejtuesit e drejtorisë së policisë dhe shefat e komisariateve FOTOLAJM,/ “Mos jepni të dhënat bankare”, policia njofton qytetarët: Mos u besoni mesazheve të rreme që vijnë nga posta

Lini një Përgjigje