Skandal: në Përputhen: Loredana largohet nga programi,…

Skandal: në Përputhen: Loredana largohet nga programi,…

Një tjetër lëvizje e papritur në sezonin e ri të “Përputhen”. Sipas asaj që raporton Pamfleti, Loredana është larguar nga programi dhe nuk do të shfaqet më në rolin e “Kupidit” të djemve. Arsyeja zyrtare për largimin nuk është bërë publike, por burime të sigurta tregojnë se Loredana ka nisur një marrëdhënie me një nga konkurrentët e këtij edicioni, Kejsi Hyseni. Ky fakt, që mendohet se është zbuluar nga vetë produksioni, ka ngjallur diskutime të forta brenda stafit dhe besohet se ka qenë shkaku real i largimit të saj nga programi. Sipas të njëjtit burim, Loredana do të vazhdojë të shfaqet në ekran për shkak të regjistrimeve.

Lini një Përgjigje