S’ka negociata, por bujrum ejani shihni provat”, Rama thirrje protestuesve kundër…

S’ka negociata, por bujrum ejani shihni provat”, Rama thirrje protestuesve kundër…

Pikat kryesore

  • Kryeministri Edi Rama u është drejtuar me një mesazh dhe me një thirrje protestuesve kundër projektit të Zvërnecit dhe Sazanit.
  • Ai deklaroi se do të ishte po aq i revoltuar sa ata nëse pretendimet që qarkullojnë do të ishin të vërteta, por këmbënguli se faktet tregojnë një realitet tjetër.
  • Po të ishin të vërteta ato që ju kanë mbushur në mendje, do isha dhe unë po aq i neveritur sa më duket se janë disa prej jush.

Kryeministri Edi Rama u është drejtuar me një mesazh dhe me një thirrje protestuesve kundër projektit të Zvërnecit dhe Sazanit. Ai deklaroi se do të ishte po aq i revoltuar sa ata nëse pretendimet që qarkullojnë do të ishin të vërteta, por këmbënguli se faktet tregojnë një realitet tjetër. Mbaj përgjegjësi për çdo fakt që them. Po të ishin të vërteta ato që ju kanë mbushur në mendje, do isha dhe unë po aq i neveritur sa më duket se janë disa prej jush. E vërteta është se po hetojmë këto vite një nga zhvillimet e rrjeteve sociale, kur vende të tjera kanë rënë në kurth nga metoda të provuara dhe të demaskuara manipulimi. Kush është i interesuar për të mbrojtur interesin publik, për mjedisin, të ardhmen e shpendëve në zonën e Zvërnecit dhe Sazanit, i them se faktet që kemi në dispozicion duhet të jenë më se të mjaftueshme për të qetësuar shpirtin e kujtdo. Ndaj bujrum, ejani t’i shikoni dhe dëgjoni faktet, të merrni provat dhe të ndiheni krenarë që institucionet tona e kanë përfaqësuar, qoftë me Sazanin apo me procesin e aplikimeve për zhvillimin e Zvërnecit. Ejani të shikoni që s’ka asnjë status për investitor strategjik. U kanë shaluar me një rrenë shumë të fortë që ju e keni marrë për kalë beteje dhe ndaj nuk bëni dot betejë me atë kalë. Unë nuk kam asnjë negociatë për të bërë me ju sepse nuk negocioj as programin, as vizionin, as kontratën e atyre që më kanë votuar që ta çojmë Shqipërinë në BE. Unë jam i hapur për çdo diskutim mbi zhvillimin e turizmit. Sa për fatin e Zvërnecit, do ta vendosë vetëm cilësia e projektit dhe shkalla e ambicies së programit që investitorët do paraqesin. Ikini hijenave që u janë mbledhur rrotull, se jeni të parët që do mbyteni në jargët e asaj urie për pushtet që unë dhe socialistët e njohim nga shumë larg, të cilën e fshehin në qeleshen që e vënë në kokë për herë të parë. Nëse doni të mbrojnë vërtet Shqipërinë, ju që jeni sinqerisht të shqetësuar, mos ngatërroni rreziqet nga i vjetri i natyrës, por ejani dhe bashkohuni me PS-në, e cila ka nevojë ka shumë nevojë për çdo që nuk bie dakord me çfarë nuk shkon, sepse është gati t’i luftojë bashkë me ne për t’i bërë më mirë. Me ide, jo me britma, me propozime dhe të qëndruarat aty në punë, jo me selfie dhe skërmitje. Me Shqipërinë në zemër dhe mendjen te puna, jo me smirë në gojë dhe vetëm hesape në mendje.

Lini një Përgjigje