Siria: I dërguari i SHBA-së: dhe Izraeli afër marrëveshjes…

Siria: I dërguari i SHBA-së: dhe Izraeli afër marrëveshjes…

Siria dhe Izraeli janë pranë një marrëveshjeje paraprake për uljen e tensioneve në kufirin e tyre të përbashkët, sipas të dërguarit të posaçëm të SHBA për Sirinë, Tom Barak. Lajmi u bë i ditur gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Sipas Barak, marrëveshja parashikon që Izraeli të ndalë sulmet ajrore ndaj Sirisë, ndërsa pala siriane do të angazhohet të mos vendos makineri të rënda apo pajisje ushtarake afër kufirit izraelit. Kjo marrëveshje shihet si një hap i parë drejt një marrëveshjeje më të gjerë sigurie, e cila është aktualisht në proces negociatash. Sipas burimeve diplomatike, Damasku kërkon që përmes kësaj marrëveshjeje të sigurojë ndalimin e bombardimeve ajrore izraelite dhe tërheqjen e trupave izraelite nga jugu i Sirisë. Megjithatë, negociatat janë ngadalësuar për shkak të festës hebraike Rosh Hashanah që po zhvillohet këtë javë. “Besoj se të gjitha palët po i qasen me mirëbesim këtyre bisedimeve,” deklaroi Barak. Izraeli dhe Siria kanë pasur marrëdhënie të tensionuara prej dekadash. Pavarësisht rrëzimit të presidentit sirian Bashar al-Asad dhjetorin e kaluar nga forcat rebele, mosmarrëveshjet territoriale dhe mosbesimi politik mes dy vendeve vazhdojnë. Izraeli ka mbajtur një qëndrim armiqësor ndaj qeverisë së re islamiste të Sirisë, të drejtuar nga presidenti Ahmed al-Saraa, për shkak të lidhjeve të tij të mëparshme me grupime xhihadiste. Tel Avivi ka ushtruar presion ndaj Uashingtonit për të mbajtur Sirinë të dobët dhe të fragmentuar. Pas muajsh shkeljesh të zonës së demilitarizuar, Izraeli u tërhoq nga marrëveshja e armëpushimit e vitit 1974 më 8 dhjetor, pikërisht në ditën kur Asadi u rrëzua nga pushteti. Që prej atëherë, Izraeli ka ndërmarrë mbi 1.000 sulme ajrore dhe të paktën 400 operacione tokësore në Siri. Nëse jeni në kërkim të një monitori për lojëra që ofron performancë të shkëlqyer pa shpenzuar shumë,

Lini një Përgjigje