Gjermania: me kritika për politikën kosovare, bën thirrje…

Gjermania: me kritika për politikën kosovare, bën thirrje…

string(114) "gjermania-me-kritika-per-politiken-kosovare-ben-thirrje-per-krijimin-e-institucioneve-dhe-respektim-te-kushtetutes" Gjermania me kritika për politikën kosovare, bën thirrje për krijimin e institucioneve dhe respektim të Kushtetutës Zëvendësambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Böttcher, ka kritikuar politikën në vend dhe ka theksuar rëndësinë e respektimit të Kushtetutës si dhe përgjegjësinë e përfaqësuesve politikë për të garantuar funksionimin normal të shtetit. Ai ka vënë theksin mbi nevojën që parlamenti të formojë një qeveri të qëndrueshme, duke paralajmëruar se çdo vonesë mund të ndikojë negativisht në interesin e investitorëve dhe në mirëqenien e qytetarëve. Böttcher ka theksuar se është përgjegjësi e partive politike dhe e deputetëve të parlamentit të përmbushin pritjet e qytetarëve dhe të konstituojnë kuvendin në përputhje me Kushtetutën. Ai ka paralajmëruar se çdo vonesë në formimin e qeverisë dhe avancimin e tranzicionit energjetik rrezikon interesin e investitorëve dhe sjell humbje të drejtpërdrejta ekonomike. “Çdo ditë vonese në formimin e qeverisë dhe në avancimin e tranzicionit energjetik, Kosova rrezikon të humbasë interesin e investitorëve. Dhe kjo nënkupton humbje reale në para, në vende pune dhe në mirëqenie të ardhshme”, ka shtuar Böttcher. Ai këto deklarata i bëri gjatë organizimit dy ditor të Kosova Energy Forum dhe Green Business Expo 2025, ngjarje kjo që synon të ofrojë një platformë për diskutime mbi tranzicionin energjetik, liberalizimin e tregut të energjisë dhe sfidat për tërheqjen e investimeve në sektorin e energjisë së pastër dhe bizneset e qëndrueshme. Gjermania me kritika për politikën kosovare, bën thirrje për krijimin e institucioneve dhe respektim të Kushtetutës Vetëvendosja i reagon Limajt: Me kushtëzime nuk ecet përpara “Do rrëzojmë avionët rusë”- Sa e fortë është në të vërtetë ushtria polake? Presidenti i Sirisë intervistohet nga ish-gjenerali amerikan që e kishte arrestuar Zotëriu i parë i Kosovës pritet në takim nga Zonja e parë e Turqisë në Nju Jork

Lini një Përgjigje