Pikat kryesore
- Përpiqesh vazhdimisht “të shpëtosh“të tjerë nga vetja e tyre?
- Nëse e gjen veten me përgjigje Po, atëherë vuan Sindromën e Kalorësit të bardhë-Shpëtimtarit.
- Sindroma e kalorësit të bardhë apo sindroma e shpëtimtarit është një term popullor që përdoret për të përshkruar një model sjelljeje, jo një diagnozë klinike zyrtare.
Je i tërhëqur nga njerëzit e pashpresë dhe në nevojë? Ndjen se dashuria jote mund të shërojë partnerin tënd? Je shumë i përfshirë në probelmete partnerit tënd? Je i etur për aprovime konstante në marrdhënie? Kërkon ndjesë për partnerin tënd? Përpiqesh vazhdimisht “të shpëtosh“të tjerë nga vetja e tyre? Nëse e gjen veten me përgjigje Po, atëherë vuan Sindromën e Kalorësit të bardhë-Shpëtimtarit. Sindroma e kalorësit të bardhë apo sindroma e shpëtimtarit është një term popullor që përdoret për të përshkruar një model sjelljeje, jo një diagnozë klinike zyrtare. Sindroma nuk u zhvillua si diagnozë psikiatrike apo si konstrukt i validuar me studim epidemiologjik klasik, por nga dy kliniciste, Mary C. Lamia dhe Marilyn J. Krieger, të cilat në vitin 2029 botuan librin me titullin “Sindroma e kalorësit të bardhë: Shpëtimi i vetes nga nevoja për të shpëtuar të tjerët. Shkencërisht është më afër një modeli klinik interpretativ sesa një “sindromë” e validuar biometrikisht. Autoret Lamia & Krieger e ndërtuan konceptin kryesisht mbi observime klinike shumëvjeçare, raste nga psikoterapia, dhe duke integruar gjetjet e tyre me teoritë ekzistuese si: teoritë atashuese, teoria e marrdhënies me objektin, varësitë emocionale, narcisizmi kompensues, si dhe traumat e hershme. Fenomeni shfaqet jo vetëm tek burrat por edhe tek gratë me manifetime gjinore të ndryshme: tek meshkujt , shpesh shfaqet si:“duhet ta rregulloj” , “unë do ta shpëtoj” , rol heroik/protektiv; tek femrat, mund të shfaqet si: përkujdesje e tepruar, sakrificë kronike apo me mendimin “po ta dua mjaftueshëm, ai/ajo do ndryshojë” Çfarë nënkupton ky model klinik? Bëhet fjalë për prirjen e një individi për të kërkuar apo hyrë vazhdimisht në marrëdhënie ku ai/ajo merr rolin e “shpëtimtarit”: – tërhiqet nga partnerë/problematikë (emocionalisht të dëmtuar, me varësi, me vështirësi të forta) – ndjen nevojë të “rregullojë”, “shërojë” apo “shpëtojë” tjetrin – vetëvlerësimi lidhet me të qenit i/e nevojshëm – shpesh neglizhon kufijtë personalë dhe nevojat e veta Në thelb, nuk është altruizëm i pastër, por zakonisht ka një komponent psikologjik më të thellë: nevojë për kontroll, frikë nga braktisja, modele të vjetra atashimi, apo trauma të hershme nga fëmijëria. Fenomeni lidhet me koncepte të studiuara si: bashkëvarësia, stilet e atashimit (sidomos ankthioz), me skemat e vetsakrifikimit, dinamika të shpëtimit në psikodinamikë dhe me “trekëndëshin dramatik Karpman me skemën (shpëtimtar-viktimë–persekutor).Në diskursin publik dhe online termi është bërë shumë më i zakonshëm në 10–15 vitet e fundit. Para se të etiketojmë veten me sindromën fisnike të kalorësit të bardhë, ka rëndësi të dimë të dallojmë faktin mes “të ndihmuarit” e të jesh“ shpëtimtar” Të ndihmosh dikë ndryshon thelbësisht me të jesh “shpëtimtar. Dallimi qëndron se ndihma e shëndetshme respekton kufijtë, nuk të konsumon identitetin Ndërsa shpëtimtari ka nevojë të shpëtojë për t’u ndjerë me vlerë brënda vetes.