Në Ditën e Europës, Rama publikon foton nga momenti historik për negociatat me BE

Në Ditën e Europës, Rama publikon foton nga momenti historik për negociatat me BE

Pikat kryesore

  • Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka uruar qytetarët për Ditën e Europës përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar një foto krah komisioneres për Zgjerimin në BE, Marta Kos.
  • Asokohe Kos theksoi se “mbyllja e grup-kapitujve është çmimi real për vendin tonë”.
  • Ndërsa Ministrja daneze për Çështjet Evropiane, Marie Bjerre, tha se “ Tirana duhet të vijojë kështu, në rrugën e reformave ”.

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka uruar qytetarët për Ditën e Europës përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar një foto krah komisioneres për Zgjerimin në BE, Marta Kos. “MIRËMËNGJES, dhe në këtë Ditë të Europës, ku Shqipëria është më afër se kurrë familjes europiane, ju uroj një fundjavë të mbarë ”, shkruan ai, krahas fotos së shkrepur ditën që Shqipëria çeli të gjithë grup-kapitujt e negociatave me Bashkimin Europian, më 17 nëntor 2025. Asokohe Kos theksoi se “mbyllja e grup-kapitujve është çmimi real për vendin tonë”. Ndërsa Ministrja daneze për Çështjet Evropiane, Marie Bjerre, tha se “ Tirana duhet të vijojë kështu, në rrugën e reformave ”. Kreu i qeverisë nga ana tjetër është besimplotë se “faza e parë është finalizuar” dhe qëllimi kryesor mbetet anëtarësimi i plotë në vitin 2027.

Lini një Përgjigje