Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare, më të theksuara në zonat malore.
Gjatë orëve të mesditës dhe pasdites priten reshje të dobëta dhe lokale shiu kryesisht në veri dhe lindje të territorit, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të ketë intervale me diell.