Pikat kryesore
- Katër eliminime radhazi janë pak si shumë për një gjigand si Bajerni, edhe kur kjo ndodh ndaj Realit, dhe reagimi gjerman ishte vërtet i madh.
- Fitore 2-1 brenda në “Santiago Bernabeu”, përballë një rivali i cili vërtet nuk është në maksimum, por që kur luan në Champions transformohet.
- U desh Bajerni më i mirë për të mundur këtë Madrid në çerekfinale, në një mbrëmje madhështore futbolli me 40 gjuajtje gjithsej drejt portave nga të dyja skuadrat, nga të cilat 14 në kuadrat.
Ndoshta kishte ardhur radha e tyre. Katër eliminime radhazi janë pak si shumë për një gjigand si Bajerni, edhe kur kjo ndodh ndaj Realit, dhe reagimi gjerman ishte vërtet i madh. Fitore 2-1 brenda në “Santiago Bernabeu”, përballë një rivali i cili vërtet nuk është në maksimum, por që kur luan në Champions transformohet. U desh Bajerni më i mirë për të mundur këtë Madrid në çerekfinale, në një mbrëmje madhështore futbolli me 40 gjuajtje gjithsej drejt portave nga të dyja skuadrat, nga të cilat 14 në kuadrat. Luis Diaz dhe Harri Kejn i dhanë avantazhin 2-0 bavarezëve dhe trajneri Vinsent Kompani mund të mburret më në fund se ka krijuar një ekip të madh. Yjet “merenges” nuk bënë pak. Mbape, Vinisius e të tjerët dhanë gjithçka, por këtë herë nuk mjaftoi. Të paktën, goli I kapitenit të Francës jep sado pak shpresë për ndeshjen e dytë në Mynih. Portieri I Bajernit ishte gjigand! Katër lojtarë me vlerësim të shkëlqyer!” Ja edhe revista “Kiker” po nga Gjermania: Një ndeshje madhështore futbolli, Nojeri meriton një tjetër vit tek Bajerni! Bajerni dominoi për një orë, vuajti në fund!” Ndeshja e kthimit e çerekfinaleve do të luhet në 15 prill në “Alianc Arenë” dhe bavarezët janë favoritë, e mund të fitojnë dy titujt e mëdhenj në Gjermani dhe Europë. Reali ndërkaq mund të mbetet pa trofe këtë sezon./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Yamal “shpëton” Barcelonën/ Skuadra “blaugrana” barazon 1-1 me Newcastle në sfidën e vajtjes Harry Kane, “makineria” e golave/ Sulmuesi i Bayern Munich vazhdon të jetë “tmerri” i portave Kapitullim “mbretëror”/ Dorëzohet Real Madrid, Getafe e mund në “Santiago Bernabeu”