Pikat kryesore
- “Ndërtimet pa leje, zaptimi i hapësirave publike apo abuzimet në kurriz të interesit qytetar dhe zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit, janë një vijë e kuqe”, tha ministri gjatë fjalës së tij.
- Ne nuk mund të lejojmë të cënohet diçka që është më e madhe.
- Zero tolerancë ndaj paligjshmërisë dhe përgjegjësi për çdo mosveprim institucional”, u shpreh ministri Lamallari.
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ishte në Sarandë për një takim me drejtues të Policisë së Shtetit, IKMT dhe institucioneve vendore, me fokus kontrollin e territorit dhe garantimin e sigurisë publike në zonat bregdetare. “Ndërtimet pa leje, zaptimi i hapësirave publike apo abuzimet në kurriz të interesit qytetar dhe zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit, janë një vijë e kuqe”, tha ministri gjatë fjalës së tij. “Dilni për Zot përgjegjësisë, që ju është dhënë. Ne nuk mund të lejojmë të cënohet diçka që është më e madhe. Zero tolerancë ndaj paligjshmërisë dhe përgjegjësi për çdo mosveprim institucional”, u shpreh ministri Lamallari. Të pranishëm në takim ishin edhe kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita dhe kreu i IKMT, Afrim Qëndro, si dhe kryebashkiaku i Sarandës, Oltion Çaçi. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Ministri Lamallari në OKB: Shqipëria po forcon rolin si partner serioz në menaxhimin e migracionit Lamallari prezanton drejtorin e ri të AMP: Forconi standardet e integritetit në Policinë e Shtetit Gjykata lehtëson dënimin vrasësit së policit, Lamallari: Sulm i hapur ndaj vetë shtetit dhe rendit ligjor