Pikat kryesore
- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka dhënë një tjetër njoftim lidhur me rastin e helmimit të kursantëve në Akademinë e Sigurisë në Sauk.
- Pas analizimit të tyre pranë laboratorit të Referencës ISUV , informojmë që kanë rezultuar brenda normave të lejuara për treguesit e higjienës.
- Referuar këtyre raport- provave është kryer procedura e inspektimit në adresat brenda ambienteve të Akademisë së Sigurisë, Sauk, Tiranë dhe brenda ambienteve te Garnizonit, te Forcave te Armatosura, Tiranë.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka dhënë një tjetër njoftim lidhur me rastin e helmimit të kursantëve në Akademinë e Sigurisë në Sauk. “Në vijim të njoftimeve të kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në lidhje me ndjekjen e rastit të helmimit të kursantëve në Akademinë e Sigurisë në Sauk, bëjnë me dije se, AKU kreu procedurën e marrjes së mostrave për higjienën ambientale dhe të pajisjeve të punës brenda ambienteve të kuzhinës së Akademisë së Sigurisë, Sauk dhe brenda ambienteve të kuzhinës së Garnizonit, të Forcave te Armatosura. Pas analizimit të tyre pranë laboratorit të Referencës ISUV , informojmë që kanë rezultuar brenda normave të lejuara për treguesit e higjienës. Referuar këtyre raport- provave është kryer procedura e inspektimit në adresat brenda ambienteve të Akademisë së Sigurisë, Sauk, Tiranë dhe brenda ambienteve te Garnizonit, te Forcave te Armatosura, Tiranë. / abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Tërhiqet nga tregu produkti “EnerBiO Dinkel Waffeln Natur”, shkak niveli i lartë i mykotoksinave Helmimi i studenteve, nga e-coli/ AKU: Bakteri ishte në makarona, pezullohet aktiviteti në mensën e akademisë dhe në subjektin catering Helmimi i studentëve/ AKU gjobit kompaninë që shpërndante ushqimin, merr mostra nga ushqimet