Pikat kryesore
- Pra të ardhurat përmes rrjeteve sociale apo platformave të tjera të huaja, do të deklarohen në të njëjtën formular që deklarohen të ardhurat nga marrëdhëniet e punësimit.
- Kontabilistët sqarojnë se në DIVA do të deklarohet e ardhura e mbetur pas komisioneve, që pasi shënohet manualisht nga deklaruesi, do të tatohet 15% automatikisht nga sistemi nëpërmjet deklaratës.
- Në praktikë shumë deklarues të të ardhurave të patatuara që i kanë gjeneruar përmes platformave të huaja, po hasin paqartësi mbi deklarimin e shumës.
Nëse je individ, pra nuk je i pajisur me NIPT biznesi, por gjatë vitit 2025 ke gjeneruar të ardhur me vlerë mbi 50 mijë lekë, pasi ke dhënë një apartament apo vilë me qira përmes platformave Airbnb apo Booking, për administratën tatimore kjo e ardhur konsiderohet e patatuar, për rrjedhojë duhet të deklarohet në formularin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale (DIVA), dhe do të tatohen 15%. Pra të ardhurat përmes rrjeteve sociale apo platformave të tjera të huaja, do të deklarohen në të njëjtën formular që deklarohen të ardhurat nga marrëdhëniet e punësimit. Kontabilistët sqarojnë se në DIVA do të deklarohet e ardhura e mbetur pas komisioneve, që pasi shënohet manualisht nga deklaruesi, do të tatohet 15% automatikisht nga sistemi nëpërmjet deklaratës. Në praktikë shumë deklarues të të ardhurave të patatuara që i kanë gjeneruar përmes platformave të huaja, po hasin paqartësi mbi deklarimin e shumës. Nëse duhet të deklarohet shuma para apo pas komisionit të paguar për platformën. Interpretimi i përgjithshëm fiskal në DIVA i referohet vetëm “të ardhurës bruto nga qiraja”, apo si “të ardhura bruto të tjera të papërmendura më lart të realizuara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”, ndërsa konkretisht në DIVA për të ardhurat e këtyre individëve nuk parashikohen zbritje shpenzimesh për komisionet e platformave. Kontabilisti Armand Mala shpjegon për “Monitor” se edhe pse DIVA i referohet të ardhurës bruto nga qiraja, nga individët duhet të deklarohet e ardhura, që ka mbetur pas komisioneve, pasi kjo është edhe shuma që rakordohet me pagesat e arkëtuara përmes bankës.