Ndërkohë, sa i përket gjendjes aktuale politike, sipas sondazhit në dalja në terren e kryeministrit Edi Rama në turin Punët e Shqipërisë e ka rritur Partinë Socialiste gjatë javës së fundit, me 1.3% në mbështetje, duke dalë nga niveli më i ulët i mbështetjes prej zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit, një jave më parë. PD vijon me rënien rekord, duke shkuar në 21.4%. Sali Berisha është në prag të rizgjedhjes së kryetar i PD, por ngujimi në seli dhe skenarët imagjinarë për bllokim negociatash nuk po e ndihmojnë dot, madje paradoksi qëndron se sa me shpesh Berisha dhe PD dalin ne media, aq me shume elektorati i tij tkurret. Partitë e vogla të krijuara 1 vit më parë, duket se nuk do ta kapin vitin e dytë, kurse e reja që s’po lind ende, partia që shqiptarët presin me padurim, ka shkuar në nivele 32% mbështetje të shqiptarëve që nuk duan të votojnë më as PS dhe as PD. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Humbja e Orban ringjall sherrin në PD/ Berisha e Salianji “ngecin” te Hungaria, Rama bën “punët e Shqipërisë” “Integrimi nuk është penguar, s’ka asnjë shqetësim në Bruksel”/ Negociatat, Nura: Jemi në një stad të jashtëzakonshëm Berisha, “mreti” i telekomandës/ AMA: Dominon në ekrane, shumë më tepër se Rama
Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot?/ Sondazhi: “Punët e Shqipërisë” rrit PS, PD…