Shuplakë” për Berishën/ Ambasadorët e BE reagojnë pasi kreu i PD sulmoi Gonzaton:…

Shuplakë” për Berishën/ Ambasadorët e BE reagojnë pasi kreu i PD sulmoi Gonzaton:…

Pikat kryesore

  • Bashkimi Europian dënon me forcë sulmin e Sali Berishës ndaj ambasadorit të BE në Tiranë Silvio Gonzato në ditën e Europës.
  • Në një postim në rrjetin social Facebook ka shpërndarë reagimin e një zëdhënësi të Unionit i cili deklaratat e Berishës i quan të papranueshme.
  • BE-ja dënon me forcë sulmet personale të bëra në Ditën e Evropës ndaj Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Bashkimi Europian dënon me forcë sulmin e Sali Berishës ndaj ambasadorit të BE në Tiranë Silvio Gonzato në ditën e Europës. Në një postim në rrjetin social Facebook ka shpërndarë reagimin e një zëdhënësi të Unionit i cili deklaratat e Berishës i quan të papranueshme. “Deklarata të tilla janë të papranueshme. BE-ja dënon me forcë sulmet personale të bëra në Ditën e Evropës ndaj Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri. Ambasadori i BE-së ka vepruar në çdo kohë me profesionalizëm dhe integritet të plotë. Ne kemi besim të plotë tek ai dhe puna e tij.”, thuhet në reagim. Postimi është shpërndarë dhe nga Ambasada e Suedisë në vendin tonë. Ndërkohë më herët për sulmet e Sali Berishës reaguan dhe diplomatët e vendeve anëtare të BE. Diplomati i karrierës Stavros Avgoustides ambassador i Qipros në Athinë i cili mbulon dhe Shqipërinë përmes një postimi në rrjetin social X thotë se ne emër të Ambasadoreve të Bashkimit Europian të akredituar ne vendin tonë shpreh mbështetjen ndaj Gonzatos. Deklaratat e Berishës sipas tyre ndaj unionit dhe përfaqësuesve të tij janë të papranueshme. “Në dritën e kritikave të pajustifikuara dhe të papranueshme kundër Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesve të tij, Ambasadorët e BE-së të akredituar në Shqipëri lëshojnë deklaratën e mëposhtme: Deklaratë e Përbashkët e Ambasadorëve të BE-së të akredituar në Shqipëri – 9 Maj 2026 Në Ditën e Evropës, ne qëndrojmë të bashkuar në mbështetje të Ambasadorit të BE-së dhe ekipit të tij, dhe riafirmojmë besimin tonë të plotë në profesionalizmin, integritetin dhe shërbimin e tyre të përkushtuar”. Ky postim është shpërndarë edhe nga Ambasada Gjermane në Tiranë në faqen e saj në Facebook. Në ditën e Europës Sali Berisha sulmoi Ambasadorin e BE në Tiranë duke e akuzuar se sillet si të ishte ambasador i kryeministrit Edi Rama dhe se sipas tij ka transmetuar në Bruksel të pavërteta ndaj opozitës. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Fatura e luftës për BE/ Në 55 ditë luftë, 24 miliardë euro humbje BE, i qetë për naftën/ KE informon se nuk ka mungesë karburanti për avionët brenda unionit Rama vizitë në Itali e Spanjë/ “Kryeministri, mjeshtër i komunikimit”, Nura: Bisedime për integrimin dhe emigracionin, priten marrëveshje të rëndësishme!

Lini një Përgjigje