Pikat kryesore
- Shifrat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se pronat e palujtshme janë përdorur si kolateral, për gati gjysmën e stokut të kredive, vlera e të cilit shkon në 4.6 miliardë euro.
- Çmimet e larta të pronave po shtojnë çdo vit e më shumë ekspozimin e bankave në sektorin e pasurive të patundshme përmes kredive.
- Në fund të vitit 2025, afro 440 miliardë lekë (4.6 mld euro) kredi, ose gjysma e stokut të kredive, mbuloheshin me kolateral, përmes pasurive të paluajtshme.
Ekspansioni i ndërtimeve dhe hovi i shtrenjtimit të banesave në vend, po mban në ‘alert’ sektorin bankar, i cili thekson se ekspozimi që kanë në pasuri të paluajtshme është rreziku i tretë më të rëndësishëm në aktivitetin e tyre. Shifrat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se pronat e palujtshme janë përdorur si kolateral, për gati gjysmën e stokut të kredive, vlera e të cilit shkon në 4.6 miliardë euro. Çmimet e larta të pronave po shtojnë çdo vit e më shumë ekspozimin e bankave në sektorin e pasurive të patundshme përmes kredive. Në fund të vitit 2025, afro 440 miliardë lekë (4.6 mld euro) kredi, ose gjysma e stokut të kredive, mbuloheshin me kolateral, përmes pasurive të paluajtshme. Në krahasim me 2024-ën ky ekspozim është shtuar me afro 50 miliardë lekë (523 mln euro. Rritja konstatnte e ndërtimeve e paralelisht dhe e çmimeve të pasurive të paluajtshme po shqetëson sektorin bankar. Nga 4 rreziqe kryesore të evidentuar për aktivitetin e tyre, tregu i pronave konsiderohet rreziku i tretë më të rëndësishëm në aktivitetin e tyre, pas goditjeve nga jashtë dhe rrezikut të ekonomisë së brendshme, dhe lë pas vetëm sfidën e sulmeve kibernetike. Një rënie e shpejtë e sektorit e shoqëruar me ulje të fuqisë paguese nga qytetarët mund të dëmtojnë bankat, për shkak të ekspozimit të lartë të tyre.