Shteti duhet ta mbrojë Irena Gjokën Kam patur idenë nisur edhe

Shteti duhet ta mbrojë Irena Gjokën Kam patur idenë nisur edhe

Pikat kryesore

  • Kam patur idenë, nisur edhe nga raportime gjithfarësh ne media (gabim i madh ky), se zonja Gjoka kërkonte letra greke.
  • Por faktet e zbuluara edhe nga hetimi i Prokurorisë së Përgjithshme, tregojnë një gjë tjetër.
  • Zonja Gjoka si çdo qytetar tjetër ka dashur të kalojë krishtlindjet në Greqi në dhjetor të vitit 2002.

Kam patur idenë, nisur edhe nga raportime gjithfarësh ne media (gabim i madh ky), se zonja Gjoka kërkonte letra greke. Por faktet e zbuluara edhe nga hetimi i Prokurorisë së Përgjithshme, tregojnë një gjë tjetër. Zonja Gjoka si çdo qytetar tjetër ka dashur të kalojë krishtlindjet në Greqi në dhjetor të vitit 2002. Autoritetet kufitare greke nuk e kanë lejuar të hyjë me arsyetimin se viza kishte skaduar. Një vit më vonë, zonja ka marrë një vizë të rregullt në konsullatën e Greqisë dhe ka tentuar të shkojë përsëri për krishtlindje atje. Përsëri autoritetet Greke nuk e kanë lejuar të hyjë, pa ndonjë shpjegim bindës. Kaq janë ngjarjet në dijeninë e zonjës Gjoka, e cila ka caktuar një shtetas grek të ndjekë në autoritetet e Athinës dhe të kundërshtojë ndalimin administrativ të hyrjes së saj në Greqi. Ndërkohë, pa e ditur ajo, në gjykatën e Janinës zhvillohet një proçes, pa proçes, pa palë e madje edhe pa avokat kryesisht. Gjykata atje ka dhënë një vendim dënimi prej 3 muaj dhe gjonë me 1500 euro. Vendimi është i vitit 2005. Për atë vendim zonja Gjoka nuk ka patur dijeni që ekziston deri në ditët e sotme. Në të vërtetë mosdijenia e saj provohet me faktin se ai vendim atje kurrë nuk hyri në fuqi. Madje sipas ligjit Grek vendime të tilla të paekzekutuara dhe pas 18 muajsh shuhen si të tilla, pa u regjistruar në regjistrin e dënimeve penale Pra zonja Gjoka figuron e padënuar edhe në Greqi.

Lini një Përgjigje