Shqiptarët i kërkojnë të jetë në krye të protestës, Marin Mema kthen këtë përgjigje

Shqiptarët i kërkojnë të jetë në krye të protestës, Marin Mema kthen këtë përgjigje

Pikat kryesore

  • Protesta kundër projektit të Zvërnecit në Tiranë është kthyer në çështjen e ditës në vendin tonë, ku qytetarët dalin çdo ditë në tubim në orën 18:00 përpara Kryeministrisë.
  • Por ajo që ka ngritur shumë pikëpyetje është se kush e organizon këtë protestë dhe kush qëndron në krye të saj.
  • Ndërkohë, ka pasur shumë zëra kundër idesë që protesta të drejtohet nga disa persona, duke kërkuar që ajo të mbetet e lirë.

Protesta kundër projektit të Zvërnecit në Tiranë është kthyer në çështjen e ditës në vendin tonë, ku qytetarët dalin çdo ditë në tubim në orën 18:00 përpara Kryeministrisë. Por ajo që ka ngritur shumë pikëpyetje është se kush e organizon këtë protestë dhe kush qëndron në krye të saj. Edhe pse ditën e djeshme një pjesë e protestuesve deklaroi se përfaqësohet nga një grup nismëtar patriotësh, pa zbuluar emrat e koordinatorëve, dhe renditi pesë kërkesat e tyre për qeverinë shqiptare, ende nuk dihet se cilët janë drejtuesit. Ndërkohë, ka pasur shumë zëra kundër idesë që protesta të drejtohet nga disa persona, duke kërkuar që ajo të mbetet e lirë. Një pjesë e qytetarëve kanë kërkuar që në krye të protestës të jetë gazetari i njohur Marin Mema, i cili njihet si një nga figurat më të dashura të publikut në botën e medias.

Lini një Përgjigje