Pikat kryesore
string(84) "shqiperia-shkruan-histori-unum-festival-fiton-cmimin-festivali-me-i-mire-global-2025" Shqipëria shkruan histori: UNUM Festival fiton çmimin “Festivali më i Mirë Global 2025” Një arritje historike për muzikën elektronike dhe për Shqipërinë: UNUM Festival është “Festivali më i Mirë Global 2025” nga The DJ Awards Ibiza, një nga organizatat më prestigjioze në botë që vlerëson sukseset më të mëdha në industrinë e muzikës elektronike. Ky vlerësim e vendos UNUM-in përkrah festivaleve gjigante si Burning Man, Tomorrowland dhe Sonus, duke e ngritur Shqipërinë në majat e skenës botërore. Që nga themelimi në vitin 2019, UNUM është shndërruar në një simbol të artit, natyrës dhe lirisë. I zhvilluar në plazhin mahnitës të Rana e Hedhun në Shëngjin, festivali tërheq çdo vit mijëra vizitorë nga mbi 60 shtete, duke e kthyer bregdetin shqiptar në një qendër ndërkombëtare të muzikës elektronike. Në vetëm pesë edicione, ai ka fituar statusin e një fenomeni global që bashkon kulturat dhe energjitë e botës në një përvojë unike mes detit dhe tingujve. Ky çmim nuk është vetëm një arritje muzikore, por edhe një dëshmi e fuqisë transformuese që një vizion i guximshëm mund t’i sjellë një vendi të vogël si Shqipëria. Me këtë çmim, Shqipëria vulos vendin e saj në hartën globale të festivaleve më të rëndësishme të muzikës moderne. Shqipëria shkruan histori: UNUM Festival fiton çmimin “Festivali më i Mirë Global 2025” Dalin në dritë sekrete dhe të vërteta të “hidhura”, këto shenja të horoskopit do të përballen me ngjarje të papritura gjatë muajit Tetor U ekstradua nga Dubai, momenti kur Cllevio mbërrin në Tiranë i prangosur Ekstradohet nga Dubai në Shqipëri Clevio, i kërkuar për përndjekje dhe thyerje të masës së sigurisë Horoskopi i Paolo Fox: Pasqyra astrologjike për të gjitha shenjat