Shqipëria prezanton në OKB progresin për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave

Shqipëria prezanton në OKB progresin për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave

Pikat kryesore

  • Ajo nënvizoi se Shqipëria ka ndërmarrë reforma të rëndësishme ligjore dhe institucionale në përputhje me angazhimet ndërkombëtare dhe procesin e integrimit europian.
  • Një nga zhvillimet kryesore është miratimi i Ligjit të ri për Barazinë Gjinore në vitin 2025, i cili parashikon një prag minimal përfaqësimi prej 30% dhe synon arritjen e barazisë së plotë gjinore deri në vitin 2035.
  • Progres i rëndësishëm është shënuar edhe në përfaqësimin e grave në politikë dhe vendimmarrje.

Ditën e sotme, më 14 mars 2026, në sesionin e 70-të të Komisionit të Kombeve të Bashkuara për Statusin e Grave (CSW70), Shqipëria prezantoi raportin vullnetar mbi zbatimin e Konkluzioneve të Miratuara të CSW65 (2021), duke paraqitur progresin e bërë në avancimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave. Gjatë fjalës së saj, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, theksoi se në një kohë kur në shumë vende të botës të drejtat e grave po sfidohen, forcimi i barazisë gjinore mbetet një provë e rëndësishme për cilësinë e demokracive dhe funksionimin e institucioneve. Ajo nënvizoi se Shqipëria ka ndërmarrë reforma të rëndësishme ligjore dhe institucionale në përputhje me angazhimet ndërkombëtare dhe procesin e integrimit europian. Një nga zhvillimet kryesore është miratimi i Ligjit të ri për Barazinë Gjinore në vitin 2025, i cili parashikon një prag minimal përfaqësimi prej 30% dhe synon arritjen e barazisë së plotë gjinore deri në vitin 2035. Progres i rëndësishëm është shënuar edhe në përfaqësimin e grave në politikë dhe vendimmarrje. Aktualisht, gratë përfaqësojnë 35% të Parlamentit të Shqipërisë, mbi 40% të qeverisë dhe më shumë se 40% të këshilltarëve bashkiakë. Ministrja theksoi gjithashtu rëndësinë e forcimit të mekanizmave për parandalimin dhe adresimin e dhunës ndaj grave, si dhe zgjerimin e rrjetit të shërbimeve mbështetëse për të mbijetuarat. Në përfundim, ajo rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për të vijuar përpjekjet në garantimin e pjesëmarrjes së plotë dhe të barabartë të grave dhe vajzave në jetën publike dhe vendimmarrje, si një element kyç për demokraci të qëndrueshme dhe zhvillim gjithëpërfshirës.

Lini një Përgjigje