Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të vrasjeve në Europë, në raport me…

Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të vrasjeve në Europë, në raport me…

Pikat kryesore

  • Shqipëria renditet ndër 10 vendet e para të Europë për numrin e lartë të vrasjeve të qëllimshme, në raport me popullsinë, sipas të dhënave që janë bërë publike nga Eurostat.
  • Në vitin 2024, në vend u regjistruan 41 vrasje me dashje (shifër e publikuar nga Eurostat), që në raport me popullsinë e atij viti janë 1.71 vrasje për 100 mijë banorë (e përllogaritur nga Monitor).
  • Në këtë nivel, Shqipëria renditet e teta pas Lituanisë (2.63), Letonisë (2.4), Turqisë (2.27), Malit të Zi (1.92), Estonisë (1.82), Islandës (1.82), Finlandës (1.78).

Shqipëria renditet ndër 10 vendet e para të Europë për numrin e lartë të vrasjeve të qëllimshme, në raport me popullsinë, sipas të dhënave që janë bërë publike nga Eurostat. Në vitin 2024, në vend u regjistruan 41 vrasje me dashje (shifër e publikuar nga Eurostat), që në raport me popullsinë e atij viti janë 1.71 vrasje për 100 mijë banorë (e përllogaritur nga Monitor). Në këtë nivel, Shqipëria renditet e teta pas Lituanisë (2.63), Letonisë (2.4), Turqisë (2.27), Malit të Zi (1.92), Estonisë (1.82), Islandës (1.82), Finlandës (1.78). Në krahasim me një vit më parë, kur ne vend kishte 1.27 vrasje për 100 mijë banorë ka një rritje të ndjeshme të këtij treguesi për Shqipërinë për dy arsye. Së pari, numri i vrasjeve u rrit nga 35 në 41, sipas Eurostat. Së dyti, llogaritjet për vitin 2024 janë bërë me popullsinë sipas Censit të ri, prej 2.39 milionë banorë, nga 2.76 milionë në 2023-n. Numri më i lartë i vrasjeve në vend është shënuar në vitin 2016, me 71 viktima, po sipas të dhënave historike të Eurostat, ose 2.46 vrasje për 100 mijë banorë. Sipas Eurostat, në vitin 2024, në BE u regjistruan 3,953 vrasje me dashje, me një rritje të lehtë prej 1% krahasuar me vitin 2023, ose 56 vepra penale më shumë të regjistruara nga policia. Ndërsa, krahasuar me vitin 2014, kur u regjistruan 4,448 vrasje me dashje, numri i këtyre veprave ra me 11%. Gjatë periudhës 2014-2024, numri i vrasjeve me dashje ka pasur luhatje. Niveli më i lartë u shënua në vitin 2015, me 4,616 raste të raportuara. Nga viti 2016 e në vijim, prirja ishte rënëse, duke arritur në 3,735 raste në vitin 2019. Në vitin 2020, kjo rënie u ndërpre dhe vrasjet me dashje u rritën lehtë në 3,820, përpara se të zbrisnin sërish në nivelin më të ulët të serisë në vitin 2021, me 3,645 raste.

Lini një Përgjigje