Shqipëria ka marrë drejtimin e Komitetit Monitorues Interreg Europe, një nga mekanizmat më të rëndësishëm të Bashkimit Europian për bashkëpunimin ndërrajonal.
Për herë të parë, Shqipëria ka marrë drejtimin e Komitetit Monitorues të programit Interreg Europe, një nga mekanizmat më të rëndësishëm të Bashkimit Europian për bashkëpunimin ndërrajonal.
Shqipëria, si një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, bëhet i pari që merr këtë rol vetëm dy vite pas përfshirjes në program.
Që prej 1 korrikut të këtij viti, kryesimi i Komitetit mbahet nga Agjencia Shtetërore për Programimin Strategjik dhe Koordinimin e Ndihmës, e njohur ndryshe si (SASPAC), ndërsa mandati do të zgjasë deri në dhjetor 2025.
Në këtë periudhë, Shqipëria do të organizojë takime kyçe, përfshirë mbledhjen e ardhshme të Komitetit në Tiranë, në dhjetor, ku do të mblidhen përfaqësues nga 36 vende.
Në ditën e parë të vitit të ri shkollor, Korporata Rugove vizitoi shtatë shkolla fillore në kryeqytet, *Alergjia është një lloj reagimi ndryshe i trupit ndaj substancave që për shumë njerëz janë komplet të