Shqipëria me bilanc pozitiv në vitin 2025 Shqipëria po përjeton n

Shqipëria me bilanc pozitiv në vitin 2025 Shqipëria po përjeton n

Pikat kryesore

  • Shqipëria po përjeton një nga momentet më të mira para sfidës me Andorrën.
  • Përballja e së enjtes është padyshim ndër më vendimtaret, pasi nga kjo transfertë varet jo pak kualifikimi në raundin play-off të Kupës së Botës 2026.
  • Kuqezinjtë e Sylvinho kanë një bilanc fantastik në vitin 2025, me 5 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje, atë në fillimin e kualifikueseve të Kampionatit Botëror kundër Anglisë.

Shqipëria po përjeton një nga momentet më të mira para sfidës me Andorrën. Përballja e së enjtes është padyshim ndër më vendimtaret, pasi nga kjo transfertë varet jo pak kualifikimi në raundin play-off të Kupës së Botës 2026. Kuqezinjtë e Sylvinho kanë një bilanc fantastik në vitin 2025, me 5 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje, atë në fillimin e kualifikueseve të Kampionatit Botëror kundër Anglisë. Gjashtë nga këto takime i përkasin pikërisht eliminatoreve, me Shqipërinë që është shumë pranë arritjes së play-off-it për në kompeticionin më të rëndësishëm që zhvillohet vitin e ardhshëm në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Përpos humbjes 2-0 ndaj Anglisë dhe barazimit pa gola ndaj Serbisë në Tiranë, skuadra jonë ka gjetur gjithmonë golin. 11 herë kanë shënuar futbollistët tanë në 6 ndeshje, me një mesatare prej thuajse 2 golash për çdo 90 minuta. Stadiumi “Air Albania” është një fortesë, pasi kemi regjistruar vetëm rezultate pozitive në 2025, me 3 fitore dhe një barazim, teksa meritë ka padyshim edhe trajneri Sylvinho e stafi teknik. “🎉 Për Festat e Nëntorit, ju ftojmë të kaloni një fundjavë me atmosferë shqiptare, relaks dhe shije Çdo stinë sjell mundësi të reja, por vjeshta është ajo që na fton të ndalemi, të reflektojmë 11/12/2025 15:38 Shqipëria me bilanc pozitiv në vitin 2025 11/12/2025 15:13 Harry Kane, zëvendësuesi i mundshëm i Lewandowskit tek Barcelona 11/12/2025 14:55 Albian Hajdari: Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Sllovenisë, por ne duam tre pikët

Lini një Përgjigje