Me shifrat aktuale të paraburgimit, Shqipëria nuk po u garanton qytetarëve të saj të drejtën për liri dhe siguri personale, ndërsa kjo situatë kërkon ndërhyrje të menjëhershme.
Raportet u prezantuan në një tryezë të thirrur nga Ministria e Drejtësisë dhe apeli ishte i prerë: paraburgimi duhet të jetë masë e jashtëzakonshme dhe jo praktikë rutinë, me kufij ligjorë të përcaktuar pa ekuivok.
Një nga rekomandimet kryesore është kufizimi i veprave penale për të cilat mund të kërkohet masa e paraburgimit.