Pikat kryesore
- Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë, Majlinda Dhuka, në konferencë me gazetarët u shpreh se për herë të parë Shqipëria do ketë një ligj të ri për donacionet dhe sponsorizimet.
- “Pas shumë vitesh, Shqipëria do ketë një ligj që do rregullojë aktivitetin e lobimit.
- Pas 31 vitesh, Shqipëria do ketë një ligj të ri për donacionet dhe sponsorizimin.
Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë, Majlinda Dhuka, në konferencë me gazetarët u shpreh se për herë të parë Shqipëria do ketë një ligj të ri për donacionet dhe sponsorizimet. “Pas shumë vitesh, Shqipëria do ketë një ligj që do rregullojë aktivitetin e lobimit. Pas 31 vitesh, Shqipëria do ketë një ligj të ri për donacionet dhe sponsorizimin. Do krijohet një regjistër për lobimin dhe njëkohësisht për sponsorizimet dhe donacionet si një përpjekje e jona për të rritur dimensionet e “Shqipërisë transparente”, tha ajo. Ajo falënderoi median dhe gazetarët, që sipas saj, rreth 70% e tyre janë të informuar në lidhje me çështjen e integrimit. “Mbi 70% e qytetarëve shqiptarë thonë se janë të informuar për negociatat, prandaj një falënderim për gazetarët në rritjen e informimit të qytetarëve për këtë aspiratë të madhe të shqiptarëve, një aspiratë brezash. Puna juaj ka qenë katalizator.”, tha ajo.