Në një intervistë të zhvilluar me Ronaldo Sharkën në emisionin “Live From Tirana”, moderatorja dhe influencerja Shqipe Hysenaj ka bërë një rrëfim që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.
Ajo ka folur hapur për jetën e saj personale, duke treguar se prej më shumë se gjashtë vitesh nuk ka pasur asnjë kontakt fizik apo lidhje me ndonjë mashkull.
“S’e di çfarë bëhet me jetën time. Për mua s’është asgjë të kesh 6 vite pa dalë me dikë. 6 vite s’janë asgjë, madje as 10 vite s’janë asgjë pa kontakt fizik,” – është shprehur Hysenaj.
Deklarata e saj ka shkaktuar reagime të shumta në rrjete sociale, ku shumë ndjekës janë habitur nga sinqeriteti i saj, ndërsa të tjerë e kanë vlerësuar për mënyrën e hapur me të cilën foli për jetën personale.