Shkup, Spiropali pritet nga homologu Mucunski: Mbështetje dhe vendosmëri për avancimin e…

Shkup, Spiropali pritet nga homologu Mucunski: Mbështetje dhe vendosmëri për avancimin e…

Pikat kryesore

  • Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka nisur vizitën zyrtare në Shkup të Maqedonisë së Veriut ku mëngjesin e sotëm u prit nga Ministri për Punë dhe Tregti të Jashtme, Timčo Mucunski.
  • Spiropali tha se “me kolegun Timčo Mucunski bashkëndajmë vizionin, perspektivën dhe vendosmërinë e përbashkët për të avancuar në rrugën drejt integrimit në BE”.
  • Ministri Mucunski deklaroi se thellimi i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, dy vende partnere dhe aleatë në NATO, i shërben në vetvete përparimit të të gjithë rajonit tonë.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka nisur vizitën zyrtare në Shkup të Maqedonisë së Veriut ku mëngjesin e sotëm u prit nga Ministri për Punë dhe Tregti të Jashtme, Timčo Mucunski. Spiropali tha se “me kolegun Timčo Mucunski bashkëndajmë vizionin, perspektivën dhe vendosmërinë e përbashkët për të avancuar në rrugën drejt integrimit në BE”. Spiropali theksoi se “bashkë me Maqedoninë e Veriut, Italinë, Bullgarinë dhe Rumaninë na pret një punë e mirë për projektin strategjik të Korridorit të VIII-të.” “Forumi i parë që do të mbahet në Tiranë në shkurt të 2026, do të institucionalizojë më tej bashkëpunimin pesëpalësh për këtë projekt që i shërben sigurisë Euro-Atlantike, transformimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në rajon e më gjerë”, tha Spiropali. Ministri Mucunski deklaroi se thellimi i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, dy vende partnere dhe aleatë në NATO, i shërben në vetvete përparimit të të gjithë rajonit tonë. Spiropali do të pritet gjatë ditës nga Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, Kryeministri Hristijan Mickoski, si dhe Kryetari i Parlamentit Afrim Gashi. Ministrja Spiropali do të theksojë përgjatë kësaj vizite rëndësinë e avancimit të mëtejshëm të lidhjeve dypalëshe e rajonale. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Begaj firmos dekretin: Lirohet nga detyra Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në NATO Spiropali pritet nga ministri grek i Mbrojtjes: Shqipëria dhe Greqia bashkëpunim strategjik, Tirana pret në 2027 samitin e NATO-s Spiropali konferencë me homologun grek: Greqia mbështet Shqipërinë për anëtarësimin në BE

Lini një Përgjigje