Shkon në 40 numri i të vdekurve nga tajfuni ‘Kalmaegi’ në Filipine

Shkon në 40 numri i të vdekurve nga tajfuni ‘Kalmaegi’ në Filipine

Pikat kryesore

  • Tajfuni Kalmaegi ka përmbytur zona të gjera, përfshirë qytete të tëra në ishullin më të populluar qendror, Cebu, ku janë regjistruar shumica e viktimave.
  • Raportimet sugjerojnë se numri i viktimave pritet të rritet.
  • Pamjet tregojnë njerëz që strehohen mbi çati, ndërsa makina dhe kontejnerë transporti janë tërhequr nga rrjedhat e ujit nëpër rrugë.

string(64) “shkon-ne-40-numri-i-te-vdekurve-nga-tajfuni-kalmaegi-ne-filipine” Shkon në 40 numri i të vdekurve nga tajfuni ‘Kalmaegi’ në Filipine Të paktën 40 persona kanë humbur jetën dhe qindra mijëra janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, pasi një nga tajfunët më të fuqishëm të këtij viti ka përfshirë pjesën qendrore të Filipineve, njoftuan zyrtarët. Tajfuni Kalmaegi ka përmbytur zona të gjera, përfshirë qytete të tëra në ishullin më të populluar qendror, Cebu, ku janë regjistruar shumica e viktimave. Raportimet sugjerojnë se numri i viktimave pritet të rritet. Pamjet tregojnë njerëz që strehohen mbi çati, ndërsa makina dhe kontejnerë transporti janë tërhequr nga rrjedhat e ujit nëpër rrugë. Një helikopter ushtarak i dërguar për ndihmë humanitare u rrëzua në ishullin verior Mindanao, duke vdekur gjashtë anëtarët e ekuipazhit, bëri të ditur Forca Ajrore e Filipineve raporton BBCNews. Helikopteri u rrëzua pranë Agusan del Sur në Mindanao dhe ishte një nga katër që ishin dërguar për ndihmë. “Komunikimi me helikopterin u ndërpre, gjë që menjëherë shkaktoi nisjen e një operacioni kërkim-shpëtimi,” njoftoi PAF. Më vonë, një zëdhënëse konfirmoi se gjashtë trupat e pajetë të ekuipazhit ishin gjetur. Shtetasi i huaj dyshohet se u ther me thikë në Gjakovë, dërgohet në QKUK për trajtim Gjermania planifikon tre miliardë euro shtesë për Ukrainën Kosova pa institucione rrezikon të shkojë drejt bankrotit “Me thirrje patriotike”, Shatri: Qeveria në detyrë po vepron jashtëligjshëm me propozimin e buxhetit 2026 Përparim Rama premton fasadimin e ndërtesave në Kurriz: Nuk janë prek që 40 vjet, ne do të investojmë Putin miraton dërgimin e rezervistëve për të mbrojtur rafineritë nga sulmet ukrainase

Lini një Përgjigje