Çdo vatër zjarri në pyjet e Shkodrës tani mund të zbulohet në kohë reale.
Bashkia është pajisur me një sistem inteligjent monitorimi me dron, që identifikon menjëherë çdo ndryshim në terren, nga flakët deri te dëmtimet nga sëmundjet.
Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama në rrjete sociale, duke theksuar se teknologjia e re rrit sigurinë dhe reagimin ndaj emergjencave.