Pikat kryesore
- Shkëndija i merr të gjitha këto në një natë të madhe të futbollit europian.
- Skuadra nga Tetova mundi 2-0 Slovan Bratislavën në Conference League, duke hedhur një hap të sigurtë drejt kualifikimit për në raundin tjetër të turneut.
- Një autogol i Bajriç në minutën e 34 i hapi rrugën suksesit të Shkëndijës, që vulosi fatin e sfidës në shtesën e pjesës së parë.
Një fitore nga ato që sjell pikë, lavdi dhe shumë para. Shkëndija i merr të gjitha këto në një natë të madhe të futbollit europian. Skuadra nga Tetova mundi 2-0 Slovan Bratislavën në Conference League, duke hedhur një hap të sigurtë drejt kualifikimit për në raundin tjetër të turneut. Një autogol i Bajriç në minutën e 34 i hapi rrugën suksesit të Shkëndijës, që vulosi fatin e sfidës në shtesën e pjesës së parë. Sabastian Spahiu shënoi golin e dytë për të zotët e shtëpisë, që pas pushimit arritën të ruajnë fitoren e dytë në 5 ndeshjet e fazës së ligës. Me këtë sukses, tetovarët ngjiten në kuotën e 7 pikëve dhe ngjiten në vendin e 21-të në zonën e play off. Krejt i ndryshëm është diskutimi për shqiptarët e tjerë që luajnë në Conference League. Drita e Gjilanit u dorëzua pa kushte në humbjen 3-0 kundër AZ Alkmaar. Në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, skuadra e Kosovës e pa veten në dizavantazh që në minutën e 17-të. Holandezët mbyllën pjesën e parë me epërsinë minimale falë golit të Mijnans. Pas pushimit, miqtë gjetën edhe dy herë të tjera rrugën e rrjetës me Jensen në të 58-ën dhe Sadik në limitet e kohës së rregullt. Kjo humbje e mban Dritën e Gjilanit në vendin e 19 në klasifikimin e fazës së ligës dhe gjithashtu në zonën e play off me shpresa për të vazhduar aventurën europiane. /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Drita barazon, Shkëndija fiton/ Paraqitje pozitive e skuadrave shqiptare në Conference League Derbi shqiptarësh në Conference League, Drita dhe Shkëndija mësojnë kundërshtarët Trajneri i “nëndetëses” “peshon” shanset pas humbjes 0-3, Daja: Kurrë mos thuaj kurrë