Pikat kryesore
- Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur për shkarkimin e Kryeprokurorit të shtetit, Ljupco Kocevski.
- Këtë e bëri të ditur zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva, duke theksuar se me këtë vendim po vazhdohet procedura që ishte ndërprerë për shkak të kufizimeve ligjore gjatë periudhës zgjedhore.
- Qeveria i propozon Kuvendit që ta shkarkojë Kocevskin nga funksioni i Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa më vonë Parlamenti duhet ta votojë propozimin.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur për shkarkimin e Kryeprokurorit të shtetit, Ljupco Kocevski. Këtë e bëri të ditur zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva, duke theksuar se me këtë vendim po vazhdohet procedura që ishte ndërprerë për shkak të kufizimeve ligjore gjatë periudhës zgjedhore. Qeveria i propozon Kuvendit që ta shkarkojë Kocevskin nga funksioni i Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa më vonë Parlamenti duhet ta votojë propozimin. Zëdhënësja Miteva tha se kryeprokurori ka shkelur dinjitetin e këtij funksioni me shkeljet e rënda. “Kemi konstatuar shpalosje të paautorizuar të informacioneve dhe të dhënave për çështjet gjyqësore, duke shkelur kështu detyrimin për mbrojtjen e sekretit të procedurës sipas ligjit. Kjo ka sjellë dëmtim të imazhit të Prokurorisë Publike dhe imazhit të tij personal. Mungesa e veprimit në përputhje me detyrimet e parashikuara në Kushtetutë, ligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare është një tjetër shkelje. Si pasojë e shkeljeve të kryera, funksionaliteti i dëmtuar i Prokurorisë Publike është evident dhe integriteti i saj është dëmtuar seriozisht”, thotë Marija Miteva, zëdhënëse e Qeverisë së RMV. Kryeprokurori thotë se vendimi është i pabazuar dhe politik. “Ky është një vendim i tyre politik. Unë do të vazhdoj të punoj sipas ligjit, me drejtësi dhe ndershmëri. Kushti për të më shkarkuar është që të kem bërë shkelje të rëndë disiplinore, ndërsa Këshilli i Prokurorëve Publik nuk ka bërë një konstatim të tillë”, thotë Lupço Kocevski, kryeprokuror i RMV-së. Kjo procedurë ishte njoftuar fillimisht më 1 gusht, por u pezullua përkohësisht. Kujtojmë se më 29 korrik Parlamenti votoi për interpelancë në lidhje me punën e Kocevskit, i cili refuzoi të jepte dorëheqjen. Pas tragjedisë në Koçan, Kryeministri Hristijan Mickoski kishte njoftuar për pezullimin e procedurës për të lejuar Prokurorinë të përqendrohej në hetim që të mos humbiste kohë. Tani, çështja e shkarkimit të Lupço Kocevskit, pas vendimit të Qeverisë, kalon për votim përfundimtar në Kuvend. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Tjetër kërkesë për komision Hetimor/ PD kërkon kontroll për fondet e programit IPARD 2 në Bujqësi Në moshën 90-vjeçare, “Mamica Kastrioti” zbulon “sekretin” e bukurisë së përjetshme: E realizoja dhe në internim Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump “i pajustifikueshëm”