Shkak vendosja e tavolinave midis dy lokaleve, zbardhet plagosja te pazari i vjetër në…

Shkak vendosja e tavolinave midis dy lokaleve, zbardhet plagosja te pazari i vjetër në…

Pikat kryesore

  • Një sherr masiv ka ndodhur në Pazarin e Vjetër në qendër të Korçës.
  • Në konflikt janë përfshirë më e pakta 4 persona, pronarë dhe punonjës të dy lokaleve të zonës.
  • Ka qenë pronari i njërit prej lokaleve ai që kishte hequr disa nga elementët e kufirit ndarës, gjë e cila nuk është pritur mirë nga pronari i lokalit tjetër.

Një sherr masiv ka ndodhur në Pazarin e Vjetër në qendër të Korçës. Në konflikt janë përfshirë më e pakta 4 persona, pronarë dhe punonjës të dy lokaleve të zonës. Ka qenë pronari i njërit prej lokaleve ai që kishte hequr disa nga elementët e kufirit ndarës, gjë e cila nuk është pritur mirë nga pronari i lokalit tjetër. Kaq ka mjaftuar që palët të përfshihen në konflikt fillimisht verbal i cili më pas ka agravuar duke përdorur mjete të ftohta, thikë, çekan, karrige etj. Përleshje kjo që ka sjellë dy të plagosur të cilët ndodhen në spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve por jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shoqëruar disa prej personave të përfshirë në konflikt si dhe të tjerë të cilët kanë qenë në lokalet ngjitur në momentin e sherrit masiv. Nga ana tjetër grupi hetimor ka sekuestruar pamjet video të dy lokaleve nga kamerat e sigurisë për të sqaruar të gjithë dinamikën e këtij sherri me dy të plagosur. Burimet policore thanë se nën hetim janë 4 personat të përshirë në konfliktin e ndodhur mëngjesin e sotëm në pazar, një nga zonat më të frekuentuara nga turistët vendas dhe të huaj.

Lini një Përgjigje