Pikat kryesore
- “Ardi Veliu, një njeri i ardhur nga skutat e mafies shqiptare, një njeri që partnerët nuk e qasin askund sepse është i zhytur në krim, në prishje të provave, në vrasje e afera kriminale,” deklaroi Noka.
- Ai shtoi se emërimi i Veliut dëmton imazhin e Shqipërisë përpara NATO-s: “Po i shkoni NATO-s me KAYO.
- Duhet të ishte shëmbëlltyra e dinjitetit të shtetit, sepse flitet për një vend anëtar të NATO, por të vendosësh në krye të KAYO-s Ardi Veliun, është shëmbëlltyra e narkosit në pushtet.”.
“Shëmbëlltyra e mafies, jo e NATO-s”, Noka përplaset me ministrin e Mbrojtjes: Ardi Veliu, i zhytur në krim, vrasje e afera kriminale Deputeti i PD, Flamur Noka ka kritikuar ashpër emërimin e Ardi Veliut në krye të KAYO, duke e përshkruar atë si një figurë të lidhur me krimin dhe mafien shqiptare. “Ardi Veliu, një njeri i ardhur nga skutat e mafies shqiptare, një njeri që partnerët nuk e qasin askund sepse është i zhytur në krim, në prishje të provave, në vrasje e afera kriminale,” deklaroi Noka. Ai shtoi se emërimi i Veliut dëmton imazhin e Shqipërisë përpara NATO-s: “Po i shkoni NATO-s me KAYO. Duhet të ishte shëmbëlltyra e dinjitetit të shtetit, sepse flitet për një vend anëtar të NATO, por të vendosësh në krye të KAYO-s Ardi Veliun, është shëmbëlltyra e narkosit në pushtet.”. Noka kujtoi gjithashtu ngjarje kriminale të lidhura me Veliun, duke përmendur rastin e vjedhjes së 600 mijë eurove në Vlorë, duke ironizuar se “një nëpunësi i nivelit të tretë i vidhen 600 mijë euro dhe ju e merrni e ngrini dhe vetëm e ngrini.”. Deputeti përfundoi duke akuzuar qeverinë se emërimi i Veliut përfaqëson interesa të dyshimta dhe jo vlera të sigurisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar: “Ju përfaqësoni Troplinët këto, por NATO-n kurrë.”. loading…