I riu grushton për vdekje 52-vjeçarin në Durrës, ia ofendoi vëllanë e mitur

I riu grushton për vdekje 52-vjeçarin në Durrës, ia ofendoi vëllanë e mitur

Pikat kryesore

  • Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkallnur të Durrësit, ku një 52-vjeçar ka humbur jetën një ditë pas konflikti fizik me një të mitur 16-vjeçar dhe vëllanë e tij 18-vjeçar.
  • Sipas njoftimit të Policisë së Durrësit, ngjarja ka ndodhur më datë 9 nëntor, kur viktima dyshohet se kishte sharë dhe fyer një fëmijë të vogël.
  • Pas kësaj, fëmija i është ankuar vëllait të tij, 18 vjeç, i cili është përfshirë në sherr me 52-vjeçarin.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkallnur të Durrësit, ku një 52-vjeçar ka humbur jetën një ditë pas konflikti fizik me një të mitur 16-vjeçar dhe vëllanë e tij 18-vjeçar. Sipas njoftimit të Policisë së Durrësit, ngjarja ka ndodhur më datë 9 nëntor, kur viktima dyshohet se kishte sharë dhe fyer një fëmijë të vogël. Pas kësaj, fëmija i është ankuar vëllait të tij, 18 vjeç, i cili është përfshirë në sherr me 52-vjeçarin. Gjatë përplasjes, i riu e ka goditur me grusht viktimën, e cila është rrëzuar dhe ka goditur kokën në tokë. Sipas JOQ, 52-vjeçari është transportuar menjëherë në spital në gjendje të rëndë, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve, duke ndërruar jetë të hënën me datë 10 nëntor në spitalin e Traumës. Policia ka bërë të ditur se adoleshenti 18-vjeçar është arrestuar, ndërsa vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. “🎉 Për Festat e Nëntorit, ju ftojmë të kaloni një fundjavë me atmosferë shqiptare, relaks dhe shije Çdo stinë sjell mundësi të reja, por vjeshta është ajo që na fton të ndalemi, të reflektojmë 11/12/2025 12:22 Tërmet i fuqishëm në Qipro, banorët dalin në rrugë 11/12/2025 12:17 I riu grushton për vdekje 52-vjeçarin në Durrës, ia ofendoi vëllanë e mitur 11/12/2025 12:09 Ramush Haradinaj në mbështetje të protestës për UÇK-në në Strasburg

Lini një Përgjigje