Pikat kryesore
- Nga viti 2022 deri në vitin 2026, janë regjistruar 9 sulme kibernetike të lidhura me këta aktorë, ndërkohë që janë parandaluar me sukses nga AKSK mijëra tentativa të tjera për sulme ndaj sistemeve në vend.
- Partneriteti strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara mbetet thelbësor për forcimin e sigurisë dhe përballimin e këtyre kërcënimeve në mënyrë të koordinuar.
- AKSK mbetet i angazhuar për të forcuar më tej kapacitetet mbrojtëse dhe për të garantuar një mjedis digjital të sigurt për institucionet dhe qytetarët e Republikës së Shqipërisë.
Platforma “Homeland Justice” është përdorur si një nga mjetet për realizimin e këtyre sulmeve, përfshirë edhe ato ndaj sistemeve digjitale në Shqipëri, me synim destabilizimin e sistemeve dhe cënimin e sigurisë kombëtare. Nga viti 2022 deri në vitin 2026, janë regjistruar 9 sulme kibernetike të lidhura me këta aktorë, ndërkohë që janë parandaluar me sukses nga AKSK mijëra tentativa të tjera për sulme ndaj sistemeve në vend. Republika e Shqipërisë ka mbajtur një qëndrim të qartë dhe të vendosur ndaj këtyre aktiviteteve, duke e Iranin si shtet sponsor të terrorizmit, në përgjigje të sulmeve kibernetike dhe veprimeve armiqësore të ndërmarra kundër vendit tonë. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike shpreh mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe rolin e tyre në rritjen e kapaciteteve për të përballuar kërcënimet kibernetike që prekin vendin tonë. Partneriteti strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara mbetet thelbësor për forcimin e sigurisë dhe përballimin e këtyre kërcënimeve në mënyrë të koordinuar. AKSK mbetet i angazhuar për të forcuar më tej kapacitetet mbrojtëse dhe për të garantuar një mjedis digjital të sigurt për institucionet dhe qytetarët e Republikës së Shqipërisë.