ShBA e deporton shqiptarin e dënuar me 30 vjet burg për vrasje para 26 vitesh në Itali,…

ShBA e deporton shqiptarin e dënuar me 30 vjet burg për vrasje para 26 vitesh në Itali,…

Pikat kryesore

  • Departamenti i Policisë Kriminale, nëpërmjet Fast Albania dhe në bashkëpunim me disa agjenci ndërkombëtare, ka finalizuar një tjetër operacion të suksesshëm në fushën e bashkëpunimit policor.
  • Më 19 nëntor 2025, Duhanxhiu u deportua drejt Shqipërisë me një fluturim çarter.
  • Sapo mbërriti në aeroportin “Nënë Tereza”, ai u ndalua nga Policia e Shtetit, bazuar në urdhrin ndërkombëtar të arrestit dhe kartelën e kuqe të Interpolit të lëshuar nga autoritetet italiane.

Departamenti i Policisë Kriminale, nëpërmjet Fast Albania dhe në bashkëpunim me disa agjenci ndërkombëtare, ka finalizuar një tjetër operacion të suksesshëm në fushën e bashkëpunimit policor. Prej muajsh, strukturat shqiptare, së bashku me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë të Ambasadës së SHBA në Tiranë, Drejtorinë Qendrore të Policisë Kriminale Italiane dhe Zyrën e Ekspertëve të Sigurisë, kanë shkëmbyer informacion lidhur me shtetasin shqiptar Kamer Duhanxhiu, 44 vjeç. Duhanxhiu ishte në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 1999 dhe i dënuar nga autoritetet italiane me 30 vite burg për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë dhe “Vrasja në rrethana cilësuese”, ngjarje të ndodhura në qytetin e Astit në vitin 1999 Pas një periudhe të gjatë arratisjeje në Shtetet e Bashkuara, ai u arrestua këtë vit në Florida, falë bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese shqiptare, italiane dhe Agjencisë për Doganat dhe Mbrojtjen Kufitare (ICE) në SHBA. Më 19 nëntor 2025, Duhanxhiu u deportua drejt Shqipërisë me një fluturim çarter. Sapo mbërriti në aeroportin “Nënë Tereza”, ai u ndalua nga Policia e Shtetit, bazuar në urdhrin ndërkombëtar të arrestit dhe kartelën e kuqe të Interpolit të lëshuar nga autoritetet italiane. Procedurat e ekstradimit drejt Italisë kanë nisur menjëherë dhe 44-vjeçari pritet të vuajë dënimin e tij 30-vjeçar në shtetin italian. Policia e Shtetit vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë ndërkombëtar që çoi në neutralizimin e një personi të shumëkërkuar, duke e konsideruar operacionin një shembull të qartë të efikasitetit në luftën kundër kriminalitetit. “🎉 Për Festat e Nëntorit, ju ftojmë të kaloni një fundjavë me atmosferë shqiptare, relaks dhe shije Çdo stinë sjell mundësi të reja, por vjeshta është ajo që na fton të ndalemi, të reflektojmë 11/19/2025 09:35 Gruda i kundërpërgjigjet Muratit: E drejta për të dërguar buxhetin është një përjashtim që i takon vetëm qeverisë në dorëheqje 11/19/2025 09:30 DHTIK e Ambasada amerikane diskutuan për bashkëpunim ekonomik 11/19/2025 09:29 “21 Janari”, Sali Berisha paraqitet në SPAK

Lini një Përgjigje