Sërgjan Lazoviq pranon se ishte mobilizuar nga forcat serbe më 1999, por mohon se kishte…

Sërgjan Lazoviq pranon se ishte mobilizuar nga forcat serbe më 1999, por mohon se kishte…

Pikat kryesore

  • Ndërsa, mbojtësja e të akuzuarit Lazoviq, avokatja Feride Xani e kundërshtoi propozimin e prokurorit Zenelaj, duke theksuar se kjo ekspertizë është punuar në menyrë profesionale nga ekspertë të provuar në këtë lëmi.
  • Lidhur me këtë, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Vesel Ismaili mori aktvendim me të cilin aprovoi propozimin e mbrojtjes për administrimin e kësaj ekspertize.
  • I akuzuari Lazoviq deklaroi se ishte ftuar në mobilizim përmes ftesës zyrtare, duke dhënë detaje lidhur me të.

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë në gjykimin ndaj të akuzuarit për krime lufte në Panorc të Malishevës, Sërgjan Lazoviq, të martën u administruan provat materiale si dhe u dha mbrojtja nga i akuzuari, i cili deklaroi se nuk kishte marrë pjesë në ngjarjen në Panorc. Fillimisht, prokurori special Armend Zenelaj propozoi administrimin e provave materiale të listuara sipas aktakuzës se kësaj Prokurorie, ndër të cilat u përfshinë dëshmi, raporte, ekspertiza forenzike, procesverbale si dhe CD nga vendi i ngjarjes Ndërsa, prorpozoi që të mos administrohet si provë ekspertiza e dorëzuar nga mbrojtja e të akuzuarit, raporton “Betim për Drejtësi”. Ndërsa, mbojtësja e të akuzuarit Lazoviq, avokatja Feride Xani e kundërshtoi propozimin e prokurorit Zenelaj, duke theksuar se kjo ekspertizë është punuar në menyrë profesionale nga ekspertë të provuar në këtë lëmi. Lidhur me këtë, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Vesel Ismaili mori aktvendim me të cilin aprovoi propozimin e mbrojtjes për administrimin e kësaj ekspertize. Seanca vazhdoi me dhënien e mbrojtjes nga i akuzuari Lazoviq, i cili deklaroi se shërbimin ushtarak e kishte kryer më 1995 në Prizren, ndërsa sipas deklarimit të dhënë në Prokurori, ai kishte qenë pjesëtar rezervë i armatës së atëhershme, ku ishte mobilizuar kur filluan bombardimet e NATOS-s më 24 mars 1999. “Kur kanë filluar bombardimet e NATO-s më 24 mars 1999, në kuadër të mbrojtjes popullore në Leposaviq, jam ftuar të paraqitem në fshatin Vuça në renditjen e radhës, si pjesëtar rezervë janë ftuar të gjithë personat e moshës madhore që kanë kryer sherbimin ushtarak”, tha Lazoviq. I akuzuari Lazoviq deklaroi se ishte ftuar në mobilizim përmes ftesës zyrtare, duke dhënë detaje lidhur me të. “Nga 24 marsi në mbrëmje kur më kanë mobilizuar, 7-8 ditët e para i kam kaluar në fshatin Vuçë, e më pas më caktuan në fsharin Zheronicë, Komuna e Zveçanit. Kam qenë i angazhuar vetëm në vitin 1999 kur kanë filluar bombardimet, çdo mospërgjigje në atë ftesë është konsideruar dezertim dhe janë paraparë dënime të larta me burgim”, tha Lazoviq. Duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit Zenelaj, Lazoviq ritheksoi se ishte mobilizuar nga forcat ushtarake dhe ishte i armatosur. “Pjesëtar rezervë i forcave ushtarake, i uniformuar, i armatosur, kam qenë i ngarkuar me pushkë gjysëmautomatike lloji ‘pap’”, deklaroi i akuzuari. Lazoviq mohoi kategorikisht të ketë qenë në Panorc, ku edhe ngarkohet nga Prokuroria Speciale për krime lufte. “Në mënyrë kategorike e mohoj se kam marrë pjesë në ato ngjarje dhe në atë vend”, tha Lazoviq. Në seancën filestare më 4 dhjetor 2024, i akuzuari është deklaruar i pafajshëm. Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 19 nëntor 2024 ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit Sërgjan Lazoviq, për krime lufte gjatë periudhës 1998-1999 në fshatin Panorc të Komunës së Malishevës. Sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, Sërgjan Lazoviq akuzohet se në periudhën kohore 1998 – 1999, gjatë kohës së luftës në Kosovë, në fshatin Panorc, Komuna Malishevë, duke vepruar në bashkëkryerje me persona të tjerë ende të paidentifikuar, shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare dhe ka kryer arrestime dhe privim të kundërligjshëm nga liria, keqtrajtime fizike dhe psikike. Në këtë aktakuzë janë përshkruar mënyrat dhe rrethanat e keqtrajtimeve dhe arrestimeve të popullsisë civile shqiptare, të cilët nuk ishin të përfshirë në luftë. Në aktakuzë thuhet se nga data 3 shtator 1998 deri më 5 shtator 1998, në fshatin Panorc, Komuna Malishevë, me dashje, i armatosur, i uniformuar, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, me qëllim të frikësimit, dëbimit masiv dhe spastrimit etnik të popullatës shqiptare, Lazoviq ka arrestuar, ndaluar, torturuar, maltretuar fizikisht dhe psiqikisht, rreth 500 qytetarë civilë, të cilët nuk ishin të përfshirë në konflikt.

Lini një Përgjigje